LAJMI I FUNDIT:

Sonda Curisosity e ka dërguar një selfie nga Marsi, para se të rifillojë eksplorimin e planetit të kuq (Foto)

Sonda Curisosity e ka dërguar një selfie nga Marsi, para se të rifillojë eksplorimin e planetit të kuq (Foto)

Para se të rifillojë eksplorimin në planetin e kuq, Curisosity Rover e NASA-s e ka dërguar një selfie.

Imazhi është realizuar në fillim të muajit në zonën e gërmimit Rock Hall që ndodhet në vargmalet Vera Rubin, ku pajisja është duke qëndruar për afro një vit, transmeton Telegrafi.


Sipërfaqja e planetit duket shumë e thatë, teksa skena është më e pluhurosur se zakonisht, për shkak të stuhive të fundit. Tashmë Curiosity ka ndryshuar lokacion, pasi është nisur për në regjionin me sipërfaqe të butë që njihet si Mount Sharp.

Selfie e dërguar para katër vitesh

Kjo është fotografia e parë që është shpërndarë, që pas mbylljes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Kamera Mars Hand Lens Imager, e vendosur në një dorë robotike të sondës, i ka shkrepur 57 imazhe individuale, që janë përmbledhur në një selfie panoramike.

Nuk është hera e parë që Curisoity dërgon selfie të tilla, pasi ka realizuar për çdo vit nga një, që kur është vendosur në mars më 2012. Të parën e ka realizuar më 31 tetor të po atij vitit, pasi qëndroi për 84 ditë dhe në fund krijoi panoramën me 55 imazhe individuale.

Fotografitë e tilla, i ndihmojnë shkencëtarëve në NASA që të shikojnë gjendjen në të cilën është sonda Curiosity, pas qëndrimit në sipërfaqen e Marsit, ku rrahet shumë prej stuhive marsiane. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Eh, bionde

Eh, bionde

Sigurimi dhe organizatori nuk mund të vendosin se në cilën karrige ta ulin liderin e Koresë së Veriut, pamjet bëhen virale

Sigurimi dhe organizatori nuk mund të vendosin se në cilën karrige ta ulin liderin e Koresë së Veriut, pamjet bëhen virale

Virale
Një qen është “ngjitur” në një shtyllë nga një fqinj i zemëruar - si një ndëshkim për urinimin në oborrin e tij

Një qen është “ngjitur” në një shtyllë nga një fqinj i zemëruar - si një ndëshkim për urinimin në oborrin e tij

Fun
Vallëzime erotike dhe “twerk” në mes të rrugës (Video)

Vallëzime erotike dhe “twerk” në mes të rrugës (Video)

Fun
Kalo në kategori