Përfaqësuesi i Koresë së Jugut, Son Heung-min i kënaqi tifozët e Los Angeles FC me një het-trik në një fitore bindëse jashtë fushe ndaj Real Salt Lake me rezultatin 4-1.

Pas dhjetë sezonesh te Tottenham Hotspur, Son mbërriti në MLS në muajin gusht në një transferim spektakolar prej 22.5 milionë eurosh.


Kjo theu rekordin e mëparshëm të ligës të vendosur nga Atlanta United kur ata paguan 19 milionë euro për Emmanuel Latte.

Son shënoi tregolëshin e tij të parë për klubin e tij të ri dhe tani ka pesë gola në gjashtë paraqitje, duke konfirmuar se është përshtatur shpejt me futbollin amerikan.


Midis golashënuesve ishte edhe anëtari i kombëtares së Gabonit, Denis Bouanga, i cili, pasi shënoi golin e 94-të në MLS, u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit të themeluar në vitin 2014.

Rekordi i ligës mbahet ende nga amerikani Chris Wondolowski me 171 gola, por forma e Bouanga premton sfida interesante.

Aktualisht, Los Angeles mban vendin e katërt në Konferencën Perëndimore me 47 pikë, ndërsa Real Salt Lake është në pozicionin e dhjetë me 34 pikë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app