LAJMI I FUNDIT:

Solli në jetë foshnjën derisa ishte në respirator, tani fitoi edhe betejën kundër coronavirusit: Është mrekulli që tani jam ulur dhe po flasë me ju

Solli në jetë foshnjën derisa ishte në respirator, tani fitoi edhe betejën kundër coronavirusit: Është mrekulli që tani jam ulur dhe po flasë me ju

Një nënë nga Ohio në SHBA që solli në jetë foshnjën derisa ishte në respirator, ka fituar betejën me coronavirusin.

Megan Sites, 27-vjeçe, ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë me djalin e dytë, kur e dërguan me urgjencë në spital gjatë 1 prillit sepse kishte probleme me frymëmarrje, shkruan Mirror.


Ajo menjëherë u testua dhe rezultoi pozitive në coronavirus, e pasi që virusi kishte depërtuar thellë në mushkëritë e saj është vënë në respirator, transmeton Telegrafi.

Më vonë u transferua në një spital tjetër në Dayton, e kur gjendja e saj shëndetësore u përmirësua, mjekët vendosën ta largojnë nga respiratori. Por, aty ndodhi një përkeqësim i vrullshëm i gjendjes shëndetësore.

“Për 48 orë gjendja ime shëndetësore është përkeqësuar shumë”, ka deklaruar Megan.

Ajo nuk ka mundur ta shoh bashkëshortin Donny, prindërit, familjarët dhe miqtë për shkak të kufizimeve në spital si rezultat i pandemisë së coronavirusit.

“I thash vetes se nuk ka asgjë më prej meje dhe se nuk do t’ia dalë. Gjithçka në trupin tim ishte pushtuar nga dhimbjet e mëdha, frymëmarrja ka qenë shumë e rëndë, lëvizjet e trupit, kolla… të gjitha”, ka shtuar Megan.

Ajo kishte kërkuar nga personeli i spitalit që ta vënë sërish në respirator, por kësaj here ta vënë në gjumë. Mjekët më 8 prill i thanë bashkëshortit të saj se respiratori do të mund ta ndihmonte Meganin ta shtyjë shtatzëninë deri në javën e 30-të.

Megjithatë, 20 minuta më pas, Donny është ftuar nga mjekët të cilët ia kumtuan lajmin se mushkëritë e Meganit nuk po funksionojnë. I thanë se duhet ta fusin në sallën e operacionit për ta shpëtuar foshnjën që e mbante në bark.

Ajo i është nënshtruar një procedure që konsiderohet si e fundit në raste të tilla kur pacienti pothuajse fare nuk jep shenja jete. Megan është futur në një makineri që përkohësisht ia zëvendëson punën e zemrës dhe mushkërive.

Siç raporton Mirror, kjo procedurë deri më tani nuk ishte aplikuar te ndonjë shtatzënë, por Megan dukej si një kandidate e përkryer për këtë.

Së bashku me pajisjen është dërguar me helikopter për në spitalin Miami Valley në Dayton, ku i është nënshtruar procedurës së prerjes cezariane, pas 29 javëve dhe gjashtë ditëve të shtatzënisë. Ajo solli në jetë një djalë, që më pas është dërguar për tretman për mëtutjeshëm në repartin e kujdesit intensiv.

Kur Megan u zgjua nuk i kujtohej se ka lindur foshnjën pasi mjekët e kishin vënë në gjumë, transmeton Telegrafi.

“Kam pasur shumë halucinacione… por më kujtohet tretmani i njohur si ECMO”, ka shtuar ajo.

Ajo ka falënderuar ekipin e mjekëve që i kanë shpëtuar jetën, pasi që bashkëshortit të saj i kishin thënë se vetëm 30 për qind ka gjasa që ajo të shpëtojë.

“Nuk kam fjalë. Nuk e di se në çfarë mënyre mund t’i falënderojë për atë që kanë bërë për mua. Është diçka e pabesueshme”, ka shtuar ajo.

“Është mrekulli që tani jam e ulur këtu dhe po bisedojë me ju”, tha për fund Megan.

E pas gjashtë ditëve qëndrimi në spital ka arritur të njoftoj djalin e porsalindur Jameson, i cili vazhdon të jetë në spital nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Ata thonë se foshnja është e shëndoshë dhe nuk ka ndonjë shenjë se mund të jetë infektuar me coronavirus, dhe se pas pesë javëve pritet t’i bashkohet të ëmës në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Kalo në kategori