Sot (e premte) janë bërë 90 ditë që kur ka nisur edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania.

Banorëve me këtë rast i është organizuar një festë në pishinë, ku të gjithë po kërcenin e këndonin.


Në mesin e shumë këngëve u lëshuan edhe disa të 'Babastars' e reperit Getoar Selimi.

Screenshot 6 33 e1679676828895 Foto: Screenshot/Instagram

Luizi ndërkohë filloi të këndonte këto projekte të Ghettos, e në një moment ishte përfshirë në stilin e tij.

Geti nga ana tjetër publikoi këto video në InstaStory dhe në njërën prej tyre e komentoi sërish artistin shkodran.

“Luiz baba”, shkroi sërish reperi kosovar. Duket se Getoari ka një pëlqim për Luizin dhe e mbështet si banor të Big Brothr VIP Albania. /Telegrafi/