LAJMI I FUNDIT:

Snajperi ukrainas kaloi 11 orë në pritë për të vrarë oficerin rus – që në të shtënën e parë

Snajperi ukrainas kaloi 11 orë në pritë për të vrarë oficerin rus – që në të shtënën e parë

Ushtari ukrainas që njihet me pseudonimin Krasivyi ka kaluar 11 orë në një pritë për të vrarë një oficer rus.

Bëhet fjalë për ushtarin, historia e të cilit u tregua nga Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ai iu bashkua ushtrisë pothuajse që në ditët e para të pushtimit të plotë të Rusisë.

Ai mori pseudonimin Krasivyi në ditën e tij të parë në Shërbimin Shtetëror të Rojës Kufitare dhe e përdor prej më shumë se 20 muajsh.

A po "i fshehin" zyrtarët rusë lajmet e këqija nga Putini - për luftën e tij në Ukrainë?
Lexo po ashtu A po "i fshehin" zyrtarët rusë lajmet e këqija nga Putini - për luftën e tij në Ukrainë?

Krasivyi fitoi aftësitë dhe përvojën e tij luftarake në pozicionet luftarake pranë Mariinka, Pisky dhe Lyman.

Gjatë kësaj kohe, ai studioi tërësisht sjelljen e rusëve në vende të ndryshme.

“Paniku i armikut ndihej në përgjimet e radios, ku thoshin, bashkë me sharje: “Të gjithë mbulohuni, snajperi është në aksion!”, theksoi Shërbimi Shtetëror i Kufirit.

Krasivyi qëlloi drejt mitralozëve dhe sinjalizuesve rusë, dhe për kohën më të gjatë, atij iu desh të gjurmonte një oficer rus.

Pushtuesit ishin në rotacion në atë kohë dhe Krasivyi duhej të përcaktonte se cili prej tyre ishte komandanti.

“Pas 11 orësh vëzhgimi, arrita të godisja objektivin me goditjen e parë”, thotë Krasivyi.

Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë, mbi 200 ukrainas kthehen në shtëpi - pamjet tregojnë emocionet që përjetuan ata
Lexo po ashtu Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë, mbi 200 ukrainas kthehen në shtëpi - pamjet tregojnë emocionet që përjetuan ata

Roja kufitare ka dy pushkë në arsenalin e tij: e para ishte një UAR-10 e prodhimit vendas, që është projektuar për të vrarë njerëz. Tjetra është një pushkë Desert Tech HTI e prodhuar në SHBA, e cila përshtatet më mirë kur bëhet fjalë për shkatërrimin e automjeteve të blinduara.

Krasivyi tha gjithashtu se shpesh i duhet të punojë në kushte ekstreme. Megjithatë, ai është përshtatur me veçoritë e natyrës gjatë luftës.

Vapa, shiu, bora dhe ngrica nuk e shqetësojnë; ai mund të shtrihet në tokë për orë të tëra, duke vëzhguar dhe duke pritur për një objektiv. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori