LAJMI I FUNDIT:

Smith: Gjykata Speciale do të shkaktojë parahati

Smith: Gjykata Speciale do të shkaktojë parahati

Avokati ndërkombëtar Gregor Guy Smith, ka deklaruar tribunali i Gjykatës Speciale, ka llogaridhënien para Kuvendit të Kosovës.

Ai në një intervistë në RTK, ka thënë se është pak kurioze se asnjë prej gjyqtarëve dhe prokurorët që janë të angazhuar nuk janë nga Kosova.


Sipas tij edhe të angazhuarit e tjerët nuk janë nga Kosova, qoftë nga përkthyesit, hetuesit etj.

“Pyetja si mund të jetë gjykatë vendore. Pra Kuvendi i Kosovës, e ka bërë këtë. Pse e ka themeluar këtë nuk mund të iu përgjigjem kësaj pyetje”, ka thënë ai.

Smith, ka bërë me dije se qeveria nuk ka mundësi auditimi në këtë gjykatë. Sipas tij edhe arkivi nuk ka mundësi që t’i takojë Kosovës. Ai ka thënë se vendimet bazohen mbi ligjet e Kosovës.

Sa i përket mundësisë së ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale, ai ka thënë se ky ligj mund të ndryshohet, nëse ka ekspert të mirë.

Smith, ka thënë se përfundimisht Gjykata do të shkaktojë parahati.

Avokati ndërkombëtar Gregor Guy Smith, ka bërë me dije se ka takuar secilin që ka qenë pjesë në lidershipin e luftës dhe pasluftës.

“Sa e kuptoj unë, ata e mirëpresin Gjykatën, sepse do të spastrojë ata”, ka thënë ai.

Avokati ndërkombëtar Gregor Guy Smith ka folur edhe për mundësinë që Kosova mund të padisë Serbinë për gjenocid.

Smith ka thënë se Gjykata Speciale ka kosto të lartë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori