LAJMI I FUNDIT:

Slack ia nisë vitit me probleme teknike

Slack ia nisë vitit me probleme teknike

Slack, platforma e famshme e mesazheve për punë, e ka filluar vitin me probleme teknike në shërbim.

Shumë punonjës në Shtetet e Bashkuara u kthyen në punë pas pushimeve. Kompania fillimisht e quajti problemin e shërbimit një “incident” në një deklaratë në faqen e saj, pastaj e përditësoi njoftimin e saj duke e quajtur ‘një ndërprerje’ me rreth një orë më vonë.


“Klientët mund të kenë probleme në ngarkimin e kanaleve ose lidhjen me Slack në këtë kohë,” thuhej në deklaratë. “Ekipi ynë po heton problemin dhe ne do të vijmë me më shumë informacion sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kërkojmë falje për çdo problem të shkaktuar.”