LAJMI I FUNDIT:

SKY dhe të penduarit po zbulojnë lidhjet e disa strukturave të policisë shqiptare me krimin

SKY dhe të penduarit po zbulojnë lidhjet e disa strukturave të policisë shqiptare me krimin

Në 4 hetime të ndara gjatë 2 viteve të fundit, SPAK gjeti lidhje të forta mes botës së krimit dhe elementëve të caktuar në Policinë e Shtetit.

8 policë dhe ish-policë, u arrestuan me dyshimet se kanë luajtur rol aktiv në ndihmën e dhënë për anëtarë të grupeve kriminale që u goditën në Shkodër, Elbasan, Tiranë dhe Fushë Kuqe që prej pranverës së 2022.


Lidhjet që u gjetën nga komunikimet pa dorashka të botës së krimit në SKY, por edhe vetë efektivëve të policisë, shkonin përtej shpërdorimit të detyrës.

Në Shkodër, shefi i sektorit të vrasjeve, Ardit Hasanbegaj, u kap në biseda që siguronte informacione për atentate të menduara nga personazhe të botës së krimit duke përdorur detyrën e tij.

Të njëjtën gjë u konstatua të bënte edhe shefi seksionit të hetimit të krimit në Komisariatin nr. 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.

Drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, gjithashtu rezultoi se kishte përdorur detyrën për të favorizuar biznesmenin Pëllumb Gjoka. Nga ana tjetër shefi i komisariatit Kurbin, Dritan Metaj u arrestua me dyshimet se ndihmonte Gëzim Çelajn, një personazh i njohur i botës së krimit.

I penduari i drejtësisë tregoi se si Leonard Palushi, shef i hetimit të krimit në Policinë e Elbasanit, devijoi hetimet për një vrasje me kërkesë të Erion Alibejt dhe tashmë është dënuar për korrupsion.

Në hetim janë edhe dy ish-policët, Erzen Breçani dhe Arlind Ismailukaj, për pastrim parash, përkrahje të autorit të krimit dhe trafik narkotikësh.

Jozyrtarisht burime nga SPAK konfirmojnë se komunikimet e SKY kanë zbuluar edhe raste të tjera të implikimit të efektivëve që janë në ndjekje nga hetuesit.

Nevojën e pastrimit të Policisë së Shtetit nga këta efektivë, e ka shprehur edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili paralajmëroi se të gjithë ata që policë që janë bërë pjesë e komunikimeve të koduara do të përjashtohen nga radhët e policisë./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori