LAJMI I FUNDIT:

Skuadrat pjesëmarrëse në turneun e CS:GO – ESL Pro League 17

Skuadrat pjesëmarrëse në turneun e CS:GO – ESL Pro League 17

ESL ka prezantuar katër grupet për sezonin e 17-të ESL Pro League që shpërndan çmime me vlerë 850.000 dollarë.

Gjithsej 32 skuadra do të marrin pjesë në ESL Pro League, ku do të ndahen në grupe me nga tetë ekipe.


Gara në ESL Pro League pritet të zgjasë për rreth një muaj, nga 22 shkurti deri më 26 mars, 2023.

Skuadrat më të mira të botës do të jenë pjesë e këtij turneu, ku për vendin e parë do të ndahen rreth 200.000 dollarë.

Në krahasim me sezonin e kaluar faza e grupeve e sezonit 17 të ESL Pro League është e ndryshme nga formati i mëparshëm i ESL-së në raundin e dytë.

ESL do të përdorë formatin e eliminimit të trefishtë për secilin grup dhe katër skuadrat e para në secilin grup do të kalojnë në Play-Off.

Fituesit e grupeve kalojnë direkt në çerekfinale, nën kampionët kalojnë në raundin e 12-të, ndërsa skuadrat e vendeve të treta dhe të katërta kalojnë në raundin e 16-të, respektivisht si një e lartë dhe e ulët.

Ndërkaq faza e Play-Off mbetet e njëjtë, ku ndeshjet zhvillohen në formatin ‘Bo3’ me eliminim direkt.

Këto janë skuadrat pjesëmarrëse në ESL Pro League 17:

Grupi A

G2 Esports
Outsiders
Fnatic
Cloud9
Eternal Fire
Evil Geniuses
MIBR
IHC

Grupi B

Heroic
FURIA
MOUZ
BIG
Movistar Riders
Imperial
Complexity
SAW

Grupi C

FaZe Clan
Vitality
Ninjas in Pyjamas
OG
00 Nation
PaiN Gaming
Grayhound

Grupi D

Natus Vincere
Team Liquid
ENCE
Astralis
ForZe
Team Spirit
Rare Atom
ATK

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së

Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së

Ndërkombëtare
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Ishte shumë pranë të futej në historinë e Ligës Premier, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë

Ishte shumë pranë të futej në historinë e Ligës Premier, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë

Premier League
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Kalo në kategori