LAJMI I FUNDIT:

Skuadra më e dhunshme në botë përjashton futbollistin pasi rrahu kundërshtarin dhe gjyqtarin (Foto/Video)

Skuadra më e dhunshme në botë përjashton futbollistin pasi rrahu kundërshtarin dhe gjyqtarin (Foto/Video)

Skuadra quhet Canelas 2010 dhe njihet si ekipi i futbollit më i dhunshëm në botë. Por, edhe në një klub me një status të tillë, nuk mund ta pranojë që lojtari të godasë gjyqtarin.

Për këtë arsye, skuadra portugeze përjashtoi përjetë sulmuesin Marco Goncalves, që goditi gjyqtarin me gju në fytyrë, duke e shembur në tokë pa ndjenja.


Gjithçka nisi në momentin kur Goncalves u përplas me një mbrojtës kundërshtar, të cilin e goditi. Gjyqtari ndërhyri menjëherë, duke i treguar kartonin e kuq, por sulmuesi doli nga kontrolli dhe goditi edhe drejtuesin e ndeshjes.

Policia ndërhyri në fushë për të qetësuar situatën dhe sherrin masiv të nisur në terrenin e lojës, por në fund ndeshje u ndërpre dhe futbollistët u larguan drejt dhomave të zhveshjes nën masa të forta sigurie, transmeton Supersport.

Ngjarjet në ndeshjen e vlefshme për fazën finale të turneut rajonal në Porto konfirmoi famën e keqe që ka ekipi i Canelas 2010.

Skuadra portugeze bëri bujë në Dhjetor të vitit 2016 pasi kishte fituar 12 ndeshje radhazi në tavolinë, sepse ekipet kundërshtare nuk paraqiteshin në fushë prej dhunës që ushtrohej ndaj tyre.

(Photo by David Ramos/Getty Images)

Canelas është një skuadër e përbërë nga tifozë ultras të Portos, që njihen për kërcënimet dhe dhunën ndaj lojtarëve dhe arbitrave në fushë.

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori