Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi qendror për sezonin e ri.

Ata tash e disa kohë  janë në gjurmët e Stefan de Vrij, i cili gjatë verës do të jetë lojtar i i lirë, kjo pasi i mbaron kontrata me Lazion.


Por, qëllimi kryesor është Milan Skriniar i Interit, që po shkëlqen me fanellën zikaltër.

Klubi italian nuk e ka ndërmend të shes, por nëse katalunasit janë të gatshëm të paguajnë mbi 70 milionë euro, atëherë gjërat do të ndryshojnë.

Sipas Mundo Deportivos, në listë është edhe De Ligt i Ajaxit.

Milan Skriniar Napoli (Foto: Getty Images)

Barcelona në qendër të mbrojtjes ka edhe Gerard Piquen, Samuel Umtitin dhe Yerry Minan.

Ky i fundit erdhi gjatë janarit, por duket se ende nuk ka bindur Ernesto Valverden. /Telegrafi/

telegrafi sport app