LAJMI I FUNDIT:

Skijimi dhe rrëshqitja në borë, i kapur për Lamborghini (Video)

Skijimi dhe rrëshqitja në borë, i kapur për Lamborghini (Video)

Në Utah të Shteteve të Bashkuara, pronari i një Gallardi ka vepruar në kundërshtim me pronarët e super-veturave që i ndalin ato gjatë stinës së dimrit.

Në vend se ta lë në garazh deri në ngrohjen e motit, Lamborghinin e prodhuar më 2006 e ka dërguar në një pjesë malore të mbuluar nga bora, transmeton Telegrafi.


Siç mund të shihet në videon e postuar më poshtë, makina është shfrytëzuar nga miqtë për të tërhequr gomat e fryra, teksa ata bënin lojëra të ndryshme.

Pas minutës së pestë, mund të shihni edhe manovrat e tyre me snowbord dhe ski, derisa mbajnë litarin që është i kapur për veturë.

Sidoqoftë, të gjithë ata që kanë Lamborghini nuk iu rekomandohet të veprojnë në këtë mënyrë, sepse mund të lëndohen dhe të kenë pasoja, derisa ky rast është filmuar nën mbikëqyrjen e profesionistëve. /Telegrafi/