Siç shihet, mbeturinat kanë dalë jashtë kontrollit. Kafshët e fermave po gjurmojnë për mbetje ushqimore.

Diku gjetkë, përgjatë vijës detare, skenat janë thuajse postapokaliptike, ku mijëra shtëpi janë rrënuar dhe rrugët janë braktisur.


Ndërkaq, negociatat indirekte në Kajro të Egjiptit midis Hamasit dhe Izraelit për zgjatjen e armëpushimit dhe zgjidhjen afatgjatë të betejës së Rripit të Gazës pritet që të përfundonin sot.

Hamasi po kërkon t’i japë fund bllokadës në kufirin Izrael-Egjipt, ndërsa Izraeli kërkon çarmatimin e Hamasit.

Një zëdhënës nga Agjencia e Lehtësimit të Kombeve të Bashkuara, që ofron ndihma dhe mbrojtje për refugjatët palestinezë tha për “MailOnline” se një katastrofë masive nga zhvendosja e njerëzve po ndodh në kushtet e kësaj krize.

“Njerëzit largohen nga shkollat tona dhe shkojnë për të parë shtëpitë e tyre, por kthehen sërish, pasi shtëpitë e tyre janë të pabanueshme”, shprehet zëdhënësi.

Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), 386 mijë njerëz në Rripin e Gazës janë detyruar që të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve.

Ndërkaq izraelitët po shijojnë një ditë plazhi në qytetin jugor të Ashkelon.

Raportimet bëjnë me dije se shumë izraelitë, ndryshe nga kundërpala e tyre palestineze, po përpiqen t’i kthehen normalitetit. /shekulli/