“Datty Datty” quhet kënga më e re e Sheila Haxhirajt, të cilën e ka realizuar me videoklip.

Në video nuk mungojnë edhe skenat, në të cilat këngëtarja provokon.


Alandy ka bërë muzikën e kësaj kënge, kurse Filloreta Raci ka shkruar tekstin.

Anën vizuale të projektit të ri të fitueses së ‘X Factor’, e ka realizuar MaxProduction. /Telegrafi/