LAJMI I FUNDIT:

Skema e Profesionistëve të Rinj, forcohet bashkëpunimi rajonal përmes krijimit të rrjetit të nëpunësve civilë në Ballkanin Perëndimor

Skema e Profesionistëve të Rinj, forcohet bashkëpunimi rajonal përmes krijimit të rrjetit të nëpunësve civilë në Ballkanin Perëndimor

British Council mbajti konferencën rajonale në internet, e cila përmbylli Skemën e Bashkimit Evropian për Profesionistët e Rinj në Ballkanin Perëndimor.

Pjesëmarrësit – nëpunës civilë të rinj nga Ballkani Perëndimor, delegacionet e BE-së dhe përfaqësuesit ministror – diskutuan mbi arritjet kryesore të projektit që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal të shërbimit civil në kontekstin e anëtarësimit në BE.


Gjatë konferencës u mbajtën edhe prezantime në lidhje me projektet kërkimore specifike për rajonin dhe shtetet, mbi efikasitetin dhe bashkëpunimin e shërbimit civil, duke përfshirë tema të tilla si nxitja e drejtuesve të rinj në administratat e Ballkanit Perëndimor, qëndrueshmëria e stafit, funksionimi gjatë COVID-19, transformimi digjital, sfidat e mundësitë bashkëkohore rreth menaxhimit publik efektiv.

Në njoftimin për media thuhet se gjetjet e hulumtimit do të ndahen me administratat publike në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të lehtësohen avancimet dhe të forcohet bashkëpunimi.

U prezantua edhe platforma online për nëpunësit e rinj civilë nga Ballkani Perëndimor, e cila u krijua përmes projektit.

Konferenca shërbeu si mundësi për pjesëmarrësit e projektit për të analizuar gjetjet dhe për të diskutuar rreth kornizës për bashkëpunimin e tyre të mëtejshëm në lidhje me anëtarësimin në BE dhe avancimin e administratës publike.

Në kuadër të skemës së profesionistëve të rinj të financuar nga BE dhe zbatuar nga British Council, me fillim në tetor të vitit 2016, 90 nëpunës civilë të rinj nga Ballkani Perëndimor kaluan dy javë si pjesëmarrës të një programi në Sciences Po në Paris, dhe në programin e Kolegjit të Evropës në Bruges, dhe zhvilluan shkëmbim rajonal në gjashtë kryeqytetet.

Për konferencën përfundimtare të projektit në internet, u mbajt fjalim nga Angus Bjarnason, zëvendësdrejtor rajonal i British Council, dhe Genoveva Ruiz Calavera, drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit në Komisionin Evropian.

Bjarnason vuri në dukje se “megjithë sfidat e COVID-19 gjatë disa muajve të fundit, projekti ka vazhduar të ndërtojë me sukses kapacitetet e pjesëmarrësve dhe të forcojë bashkëpunimin rajonal përmes krijimit të rrjetit të nëpunësve civilë në të gjithë Ballkanin Perëndimor të cilët kanë punuar së bashku për të kërkuar zgjidhje të përbashkëta për sfidat e përbashkëta”.

Ndërsa, Calavera theksoi “është kënaqësi e madhe që sot ju jam bashkëngjitur virtualisht për të shënuar arritjet tuaja dhe përfundimin e fazës së parë të programit të zbatuar nga British Council. Skema e BE-së për Profesionistët e Rinj në Ballkanin Perëndimor po ofron mundësi shumë të vlefshme bashkëpunimi për nëpunësit e rinj civilë në rajon për të kontribuar në Reformën e Administratës Publike dhe për të krijuar rrjete të të forta mes homologëve në rajon”.

Ai tha më tej se qëllimi përfundimtar i një administrate publike që funksionon mirë është të sigurojë shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset.

“Administrata publike transparente, e përgjegjshme dhe reaguese promovon kushte të favorshme për krijim të vendeve të punës dhe zhvillim dhe është thelbësore për ta trasuar rrugën e rajonit drejt Bashkimit Evropian. Urime për të 90 nëpunësit civilë që kanë ndjekur programin deri më tani. I mirëpres gjeneratat e reja të nëpunësve të rinj civilë të cilët do t’i bashkohen programit tjetër në vitin 2021”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori