LAJMI I FUNDIT:

Skandaloze: Nxënësit e shajnë dhe sulmojnë mësimdhënësin në orë të mësimit (Video)

Skandaloze: Nxënësit e shajnë dhe sulmojnë mësimdhënësin në orë të mësimit (Video)

(E plotësuar) Një video e postuar më 3 mars është duke qarkulluar nëpër rrjete sociale, ku shihet gjendja kaotike në klasë dhe sjelljet ekstremisht të dhunshme të nxënësve ndaj mësimdhënësit.

Telegrafi nuk ka mundur të sigurojë informacion se ku dhe kur saktësisht ka ndodhur ngjarja, por në bazë të zërave supozohet se krejt kjo maskaradë ka ndodhur në njërën nga shkollat në vendin tonë.


Në video shihet qartë dhuna psikike e nxënësve ndaj mësimdhënësit e përcjell me fyerje e sharje dhe me tendenca të sulmit fizik ndaj tij.

Telegrafi pret nga lexuesit informacion shtesë rreth videos që do ta postojmë më poshtë, për çka mund të na shkruani në info@telegrafi.com.

Menjëherë pas postimit të videos një lexues ka shkruar në adresë të Telegrafit, duke thënë se video e postuar është xhiruar më heret në shkollën SHFMU “Thimi Mitko” në Gjilan. /Telegrafi/