LAJMI I FUNDIT:

Skandali me foshnjën e vdekur në Pejë, reagon edhe drejtoresha e shkarkuar

Skandali me foshnjën e vdekur në Pejë, reagon edhe drejtoresha e shkarkuar

Hidajete Krasniqi, e cila të shtunën u shkarkua nga pozita e Drejtoreshës së Infermierisë në Spitalin e Pejës pas skandalit me foshnjën e vdekur që u fut në rrobalarëse, ka thënë se ky rast është politizuar skajshëm me ndërhyrjen e politikës.

Në një reagim të bërë në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se është shokuar me rastin që ka ndodhur dhe mënyrën se si është trajtuar fryti, por është betuar se që nga momenti i parë ka insistuar me ngulm dhe më së shumti, që të ndëshkohen shkelësit dhe hallka e dështimit.

“Deri më dje (e Premte) në ora 15:00 rreth këtij rasti kam punuar së bashku me Drejtorin aktual Ekzekutiv Dr. Fazli Shala, ndërsa befasisht, sot paradite, ndonëse ditë e shtunë, fillimisht në faqen e Facebook-ut të Spitalit e më pas edhe nga media mësova për shkarkimin tim”, ka shkruar ajo.

Tutje, Krasniqi ka thënë se vendimi për shkarkimin e saj dhe të drejtorit mjekësor, Muhamet Haliti, është tërësisht shfrytëzim i rastit të fatkeqësisë me ndërhyrje të thella politike e militante.

“Për të  eliminuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga partia në pushtet, duke marrë masa kinse për përgjegjësi direkte menxheriale. Dhimbje, keqardhje për ultësinë e personalitetit të Drejtorit!!! Nëse ka moral dhe ka hierarki normale zinxhirore, në këso raste abnormale, atëherë dihet kush duhet të shkojë!”.

“Të përfitosh nga rasti i rëndë i trajtimit të frytit të vdekur për të emëruar njerëz të partisë në pozita udhëheqëse është rrëqethëse. Këtë e dëshmon edhe fakti se nuk është shkartuar U.D. Drejtori i Administratës, i cili ka përgjegjësi direkte në menaxhimin e shërbimeve teknike, e i cili është bashkëpartiak i Drejtorit Ekzekutiv, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Me keqardhje por me shumë siguri e them se veprime të tilla sikur ky i sotmi, me shkarkime, për asnjë moment nuk mund të hedhin ‘hi syve’ opinioni , në mënyrë që Drejtori aktual Ekzekutiv, ta heq vëmendjen e mos ndjerës përgjegjësi, minimalisht morale-personale, si menaxher i parë dhe kryesor i Institucionit ku ka ndodhur rasti tragjik. Unë besoj fort, që përgjegjësia është dhe duhet të jetë personale e assesi dhe po aq jam e bindur që këto situata nuk duhet shfrytëzuar për fushata shkarkimesh me të vetmin qëllim, rehatimin e personave politik të partisë në pushtet”.

Si udhëheqëse e Infermierisë gjatë 23 viteve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, Krasniqi ka thënë se së bashku me kolegët ia kanë dalë që të jenë shtyllë e rëndësishme e korrektësisë profesionale dhe pjesë e krenarisë së punës së këtij spitali.

“I falënderoj të gjithë kolegët për bashkëpunimin që patën gjatë tërë këtyre viteve. Vendimi për shkarkim i tillë siç ka ardhur prapa shpine e me qëllime degradimi nuk mund ta zbehë punën time të palodhshme, pa orar e me sakrifica personale për të ngritur e zhvilluar Spitalin”.

Në fund, ajo ka paralajmëruar drejtorin ekzekutiv, Fazli Shala dhe stafin e afërt të tij se në afatin më të afërt do t’i drejtohet organeve të drejtësisë dhe do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore.

Spitali i Pejës njoftoi këtë të shtunë se lidhur me rastin e foshnjës së vdekur, drejtori ekzekutiv ka shkarkuar drejtorin mjekësor dhe atë për infermieri.

Foshnja e cila lindi e vdekur ditë më parë, përfundoi në rrobalarësen e Spitalit të Pejës, pasi stafi dyshohet se nuk i ka zbatuar procedurat e protokollit.

Babai i foshnjës ka treguar se e ka parë personelin mjekësor teksa i nxirrnin nga rrobalarësja pjesët e trupit të saj. Ai ka thënë se stafi i spitalit ka kërkuar që rasti të mos lajmërohet në polici.

Për këtë është hapur rast hetimi, ndërsa me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nga puna është larguar edhe u.d. i kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj si dhe shefi dhe kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë. Po ashtu janë suspenduar edhe shtatë punonjës të spitalit. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ukrainasja që u gjet e vdekur, kur kishte ardhur në Kosovë dhe për ç’arsye?

Ukrainasja që u gjet e vdekur, kur kishte ardhur në Kosovë dhe për ç’arsye?

Lajme
Avokati serb: Vuçiqi po e mbron Radoiçiqin dhe dërgon mesazhe për prokurorin dhe ndërkombëtarët

Avokati serb: Vuçiqi po e mbron Radoiçiqin dhe dërgon mesazhe për prokurorin dhe ndërkombëtarët

Lajme
Dinari përfundon në Kushtetuese, juristët me mendime të ndryshme për gjasat pezullimit të rregullores së BQK-së

Dinari përfundon në Kushtetuese, juristët me mendime të ndryshme për gjasat pezullimit të rregullores së BQK-së

Lajme
Shala: Plani B i Serbisë, tentimi i nxitjes së konflikt të armatosur në Luginë të Preshevës

Shala: Plani B i Serbisë, tentimi i nxitjes së konflikt të armatosur në Luginë të Preshevës

Siguri

"Bëhet i gjallë” i kërkuari nga INTERPOL-i, Radoiçiq shfaqet në Kopaonik duke festuar ditëlindjen

Lajme
PDK në Prishtinë i reagon LVV-së: Bashkëqeverisja me LDK-në ka përfunduar, zyrtarët tanë janë dorëhequr nga ndërmarrjet publike

PDK në Prishtinë i reagon LVV-së: Bashkëqeverisja me LDK-në ka përfunduar, zyrtarët tanë janë dorëhequr nga ndërmarrjet publike

Prishtina
Kalo në kategori