Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar lidhur me lajmin se në Shqipëri janë futur 52 kg luleshtrydhe me pesticide nga Greqia.
AKU informon se kjo ngarkesë rezulton e gjitha e shitur. Më tej në reagim AKU shkruan se ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.
AKU njofton gjithashtu se ka komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të cdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.
Njoftimi i plotë i AKU-së:
Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se për çdo rast të konstatuar (në treg apo në Pikat e Inspektimit Kufitar), të rezultuar jo-konform kërkesave dhe standardeve me legjislacionin në fuqi për produkte të importit, njoftohet Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë – RASFF.
Lidhur me rastin e produktit Luleshtrydhe të një sasie prej 52 kg, të importuar nga Shteti i Greqisë, AKU në bazë të Planit të Monitorimit me Bazë Risku zbatoi procedurën e dërgimit në datën 17 shkurt 2025 për analizim laboratorik dhe pas daljes së rezultatit u angazhua nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë për mbledhjen dhe tërheqjen nga tregu të kësaj sasie luleshtydhe. Në bazë të faturave të shitjes të paraqitura nga Operatori i Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur.
Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.
Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të cdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.
Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet cdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste. Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës.
Lidhur me prononcimin në media të tre rasteve për njoftimin e AKU-së nga sistemi RASFF, ju bëjmë të ditur se ka qenë AKU që ka njoftuar sistemin RASFF si pasojë e zbatimit me korrektësi të planeve të monitorimit dhe marrjes së mostrave, si në tregun e brendshëm ashtu edhe në kufi (PIK)./Euronews Albania
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi - diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

Rama e cilëson motër Melonin: Në Tiranë solli dokumentin përfundimtar të Marrëveshjes së pensioneve me Italinë

Sahatçiu përuron shkollën '42' në Tiranë, pas dështimit në Prishtinë - në përurim ishin Macroni dhe Rama

Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovës

Regjistrohen dy tërmete në territorin e Maqedonisë së Veriut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Bashkëpunëtorët e Vuçiqit përleshen me personat e sigurimit të kryeministrit serb Macut

Dëshmitare e një tragjedie, por jo e trajtuar si e tillë - shteti nuk ofron përkrahje psikologjike për viktimat

“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike

Ylli i Barcelonës bie nga autobusi gjatë festimeve në rrugët e qytetit

Protestuesit në Bazel djegin flamuj izraelitë dhe amerikanë gjatë demonstratës së paligjshme kundër Eurovisionit

Pesë numra fanellash që Dean Huijsen mund t’i marrë në konsideratë te Real Madridi