LAJMI I FUNDIT:

Skandal në Singapor, të dhënat e 14 mijë të diagnostikuarve me HIV publikohen në internet

Skandal në Singapor, të dhënat e 14 mijë të diagnostikuarve me HIV publikohen në internet

Të dhënat konfidenciale për më shumë se 14,000 njerëz të diagnostikuar me HIV, duke përfshirë vizitorë të huaj, janë vjedhur në Singapor dhe janë zbuluar në internet.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet kanë zbuluar të dhëna rreth shkeljes së të dhënave të shëndetit 2016, të hënën.


Ata besojnë se një amerikan me HIV pozitiv, partneri i të cilit ishte një mjek në Singapor, është pas rrjedhjes së të dhënave.

Një vjedhje e tillë e të dhënave thuhet se vjen vetëm disa muaj pasi të dhënat e 1.5 milion banorëve të Singaporit, përfshirë kryeministrin Lee Hsien Loong, u vodhën vitin e kaluar.

Informacioni konfidencial duke përfshirë emrat, adresat, statusin e HIV dhe informacione të tjera mjekësore thuhet se përfshihen në shkeljen e fundit.

Ndryshe, deri në vitin 2015, të huajt me HIV nuk u lejuan të vizitonin vendin, madje edhe si turistë.

Dhe tani, kushdo që dëshiron të qëndrojë përtej 90 ditëve, përfshirë punën, është subjekt i shqyrtimit të detyrueshëm mjekësor për të siguruar që nuk kanë HIV. /Telegrafi/