LAJMI I FUNDIT:

Skandal në CONMEBOL: Polemika të shumta me kualifikimin e Uruguait dhe eliminimin e Perusë, VAR-i nuk rishikoi golin e dukshëm të mysafirëve

Skandal në CONMEBOL: Polemika të shumta me kualifikimin e Uruguait dhe eliminimin e Perusë, VAR-i nuk rishikoi golin e dukshëm të mysafirëve

Kombëtarja e Uruguait rezervoi vendin e tyre në Kupën e Botës “Katar 2022” në orët e hershme të mëngjesit të sotëm (e premte), ndërsa Peru u eliminua përfundimisht në një ndeshje që ngjalli shumë polemika.

Fitorja minimale 1-0 në shtëpi ndaj Perusë falë një goli të Giorgian de Arrascaeta në minutën e 42-të ishte e mjaftueshme për të siguruar një vend të katër vendet e para në kualifikimet e Uruguait nga CONMEBOL.


Uruguai tani është katër pikë më shumë se Peruja në vendin e pestë me vetëm një lojë të mbetur për të luajtur, që do të thotë se hendeku nuk mund të kapërcehet.

Megjithatë, kjo përballje ‘kualifikimi’ midis dy kombeve nga Amerika e Jugut nuk ishte pa polemika dhe atë polemika shumë të mëdha.

Në kohën shtesë të pjesës së dytë, Peruja mendoi se kishte shënuar golin e barazimit dramatik dhe po mbetej në lojë për kualifikim, pasi portieri Sergio Rochet dukej sikur nuk arriti ta mbante topin jashtë vijave kufizuese.

Portieri i Uruguait përfundoi thuajse brenda gjysmës së portës së tij dhe me sy të lirë, dukej se ishte bërë një gabim mjaft komik prej tij.

Por, pavarësisht se VAR-i ishte në vend, goli nuk u pranua dha dhe është e drejtë të thuhet se shumë tifozë të futbollit u hutuan ku vendim – veçanërisht pasi panë pamjet dhe fotot e incidentit.

Gjyqtari brazilian vendosi se i gjithë topi nuk kishte kaluar vijën dhe nuk e rishikoi incidentin në VAR, duke i ‘dhuruar’ kualifikimin Uruguait dhe eliminimin Perusë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori