LAJMI I FUNDIT:

Skandal diplomatik e gabim historik!

Skandal diplomatik e gabim historik!

Nuk është normale e as e logjikshme dhe, natyrisht aspak e ndershme që z. Joe DioGuardi, ky humanist i madh, të hidhet në koshin e mbeturinave e të ofendohet si është më keq nga Qeveria e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.

Dioguardi, ky diplomat i përmasave madhore, e me gjak shqiptari, bëri shumë për kombin shqiptar. E ndihmoi Shqipërinë dhe shqiptarët, atëherë kur ne e kishim më së keqi dhe, asokohe, kur ne ishim të vetmuar, të pashpresë e në rrezik për shfarosje si komb e si qytetërim. Kosova në vitin 1999 – 1996 u ndërkombëtarizua me hapat, me iniciativat dhe me fjalët e tij, mu në kohën e duhur e në vend të duhur, atje ne kryeqendrën e politikës dhe demokracisë botërore, në Washington DC.


Zëdhënësi ynë, altoparlanti ynë e CNN-i ynë, Dioguardi, është dhe mbetet burrë i madh dhe diplomat i nderuar i popullit shqiptar, e veçanërisht i shqiptarëve që jetonin nën ish Jugosllavi.

Njejtësimi i DioGuardit me serb e me malazez, bërë nga diplomacia shkurtpamëse e Thaçit dhe Isës, është skandal i rëndë diplomatik e gabim i papërmirësueshëm politik.

Unë turpërohem për këtë sjellje e këtë veprim të politikave tona.

Kërkoj falje z. DioGuardi, të jeni i sigurt, shqiptarët nuk mendojnë si Isa e Hashimi.

Për tetë milion shqiptarë, Ju jeni i pavdekshëm, z. Joe Dioguardi.