LAJMI I FUNDIT:

S’ka siguri për gazetarët (Video)

S’ka siguri për gazetarët (Video)

Siguria e gazetarëve në Kosovë nuk është në nivelin e kënaqshëm dhe ka mungesë të efikasitetit të organeve përgjegjëse për mbrojtjen e gazetarëve dhe vënien para drejtësisë të sulmuesve.

Duke parë sulmet e fundit, gazetarët theksojnë se po shqyrtojnë mundësinë që të ndërmarrin masa për siguri personale, qoftë marrjen e armëve me leje, apo angazhimin e sigurimit privat.

Parim Olluri nga Insajderi tha për Telegrafin se siguria e gazetarëve nuk është në nivelin e kënaqshëm.

Ai tha se dobësia e institucioneve përkatëse, Prokurorisë dhe Policisë ka bërë që të krijohet një ambient  i papërshtatshëm për kryerjen e punës nga gazetarët.

Sipas tij, banditë dhe kriminelët kanë marrë zemër dhe forcë dhe kur po shohin se nuk po identifikohen po e ndiejnë veten të fuqishëm, dhe ata që po janë pjesë e grupeve të ndryshme kriminale po e kanë mundësinë t’i sulmojnë gazetarët.

Olluri tha se nëse vazhdon ky mos efikasitet i autoriteteve e vetmja rrugë që të mbrohen gazetarët është të ndërmerren masat për siguri personale.

“Mua më është bërë rekomandimi i policisë me marrë armë me leje”, tha Olluri, duke shtuar se lidhur me këtë do t’i kryejë trajnimet e nevojshme dhe do ta bëjë aplikimin në institucionet gjegjëse.

Ai tha se masë tjetër është edhe angazhimi i sigurimit privat.

Edhe Imer Mushkolaj tha për Telegrafin se rastet e fundit të sulmeve tregojnë se ka probleme të mëdha me sigurinë e gazetarëve dhe sipas tij, rreziqet vijnë nga bizneset dhe grupet tjera të interesit.

Ai tha se fatkeqësisht institucionet nuk po e kryejnë punën si duhet dhe rastet po përfundojnë vetëm në raporte të Policisë.

Mushkolaj tha se Prokuroria duhet ta kryejë punën e vet dhe sulmuesit duhet të vihen para drejtësisë.

Sipas tij, mos vënia para përgjegjësisë e sulmuesve vetëm sa do t’i trimërojë ata të vazhdojnë me sulme ndaj gazetarëve.

Ndërkaq, Arben Salihu nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se sipas statistikave të AGK-së deri më 13 tetor janë të regjistruar 18 raste të sulmeve ndaj gazetarëve, ndërsa gjatë tërë vitin 2016 janë regjistruar 17 raste. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori