LAJMI I FUNDIT:

​S’ka kuorum për miratimin e Projektligjit për deklarimin e pasurisë së mjekëve dhe profesorëve

​S’ka kuorum për miratimin e Projektligjit për deklarimin e pasurisë së mjekëve dhe profesorëve
Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës s’ka pasur kuorum për miratimin në lexim të parë të Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Lidhur me këtë, vetëm 52 deputetë të mazhorancës votuan për, ndërsa shtatë deputetë të LDK-së votuan kundër, ndërsa deputetët e PDK-së u përmbajtën nga votimi.


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se përmes këtij projektligji bëhet deklarimi dhe verifikimi i pasurisë në mënyrë të përvitshme.

“Përmes këtij Projektligji mundësohet deklamimi i pasurisë ‘online’ me qëllim që të evitohet çdo gabim potencial dhe të kontribuojë në ngritjen e transparencës dhe përcjelljen e trendeve të pasurisë së zyrtarëve publik. Të dhënat e regjistruara në këtë databazë do të jenë lehtësisht të transferueshme në institucionet e tjera ligj zbatuese për qëllime të hetimit penal, apo administrativ… Janë konsideruar se janë dy profesione të ndjeshme dhe duhet të përfshihen në deklarimin e pasurisë, por jo që deklarimi i tyre të bëhet publik, por të mbetet vetëm në Agjencinë Kundër Korrupsionit”, tha ai.

Megjithëse tha se ky projektligj është i nevojshëm, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se nga ky projektligj duhet të largohet deklarimi i pasurisë nga mjekët dhe profesorët.

“Çështja e deklarimit të mjekëve të licencuar që ushtrojnë veprimtarinë publike në nivelin dytësor dhe terciar, po ashtu problematike është çështja e deklarimit të pasurisë së profesorëve në universitete publike, duke përfshirë profesorin-asistent dhe të rregullt. Këto kategori duhet të largohen nga ky projektligj. Nuk mendoj se këto kategori janë të ekspozuara ndaj korrupsionit”, tha ai.

Vërejte të njëjta shprehu edhe deputet i LDK-së, Driton Selmanaj.

“Pse mjekët dhe profesorët dhe sidomos pse ekspertët e psikiatrisë forenzike? Pse janë këto kategori të rëndësishme që shteti të kuptojë nivelin e pasurisë që e kanë ata”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori