LAJMI I FUNDIT:

S’ka kuorum për miratimin e Projektligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim

S’ka kuorum për miratimin e Projektligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim

Në mungesë kuorumi nuk është hedhur në votim Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci tha se përmes këtij Projektligji synohet të rregullohet statusi i AKA-së si agjenci rregullatore në proceset e akreditimit dhe riakreditimit me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në Kosovë.


“Ky Projektligj rregullon statusin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, si agjenci rregullatore në proceset dhe përgjegjësitë e akreditimit, riakreditimit, validimit dhe monitorimit me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë”, tha ajo.

Sqarime shtesë për këtë projektligj kërkoi deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.

“Ky projektligj paraqet një praktikë të paparë në nivel të shteteve të rajonit por edhe BE-së, pasi asnjëra prej tyre nuk ka një ligj të veçantë për akreditim”, tha ajo.

Në mungesë të deputetëve kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca mbylli punimet e seancës së sotme dhe bëri të ditur se e njëjta do të fillojë nesër në orën 12:00.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori