Ndonëse është paraparë që takimi ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa dhe liderëve opozitarë për demarkacionin me Malin e Zi të mbahet në fillim të tetorit, deri më tani nuk ka asnjë lëvizje nga ana e kryetarit të LDK-së. Opozita, megjithatë, mbetet e ndarë nëse do t’i përgjigjet apo jo thirrjes eventuale të Mustafës
Propozimi i kryeministrit Isa Mustafa për të diskutuar me opozitën rreth Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, ka mundësi të dështojë ende pa filluar, pasi liderët opozitarë mbeten të ndarë nëse do t’i përgjigjen apo jo thirrjes eventuale të liderit të ekzekutivit.
Ndonëse është paraparë që takimi të mbahet në fillim të tetorit, deri më tani kryeministri Mustafa nuk ka ecur asnjë hap drejt takimit të përbashkët, shkruan sot gazeta “Zëri“.
Derisa AAK-ja e “Nisma” mbeten në mëdyshje nëse do t’i përgjigjen apo jo ftesës eventuale të kryeministrit, Lëvizja “Vetëvendosje” vlerëson se takimi nuk ka fare rëndësi, nëse paraprakisht nuk shqyrtohen 5 pikat e prezantuara nga ky subjekt, lidhur me po këtë marrëveshje.
Mirëpo, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës thonë se ekzekutivi nuk pranon kushte sa i përket kësaj çështjeje. Sipas tyre, opozita duhet të marrë pjesë në takim, duke mos vënë as edhe një kusht të vetëm. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?