Sjell një tjetër imazh nga klipi i ri, Don Xhon nesër lanson këngën “Maffia”

Ai prej disa ditësh ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.
Fjala është për reperin nga Drenica, Don Xhon, i cili ditën e nesërme (e enjte) lanson këngën e re të quajtur “Maffia”.
Artisti shqiptar së fundmi ka ndarë një tjetër imazh nga xhirimet e klipit të ri, i cili mezi po pritet edhe nga fansat.
“Gati për biznes. Maffia 8 prill ora 19:00”, ka shkruar ai.

Akoma pa bërë një orë, postimi mblodhi mbi 44 mijë pëlqime e komente nga më të ndryshmet.
Projekti vjen disa muaj pas “Kokaina” të cilën e solli në dhjetor të vitit që lamë pas.
Kënga deri më tani numëron afro 30 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/04/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































