LAJMI I FUNDIT:

Situatë kaotike rrugëve të Parisit, policia dhe demonstruesit përleshen – gjithçka po ndodh për shkak të ligjit të diskutueshëm

Situatë kaotike rrugëve të Parisit, policia dhe demonstruesit përleshen – gjithçka po ndodh për shkak të ligjit të diskutueshëm

Mijëra demonstrues janë mbledhur rrugëve të Parisit, për të shprehur pakënaqësinë për shkak të brutalitetit të policisë dhe planeve për siguri politike të presidentit Emmanuel Macron, për të cilat pretendojnë se shkelin lirinë qytetare.

Policia në protesta ka përdorur gaz lotsjellës pasi që demonstruesit hodhën mjete të ndryshme piroteknike në drejtim të tyre. Madje një grup të rinjsh kanë thyer raftet dhe dyert e dyqaneve, transmeton Telegrafi.


Demonstruesit mbanin transparentë “Franca – vendi i të drejtave policore” dhe “Tërhiqni ligjin për siguri”.

“Po shkojmë kah kufizimi më i madh i lirisë, nuk ka arsyetim për diçka të tillë”, ka thënë një pjesëmarrëse e protestave.

Partia e Macron këtë javë ka bërë të ditur se do ta ndryshojë ligjin e propozuar që mëton të kufizojë shpërndarjen e fotografive dhe videove të zyrtarëve policorë, duke hasur në kundërshti të fuqishme nga opinioni publik dhe partitë opozitare.

Pakënaqësia e opinionit eskaloi në fund të nëntorit ku disa zyrtarë policorë rrahën producentin muzikor me prejardhje afrikane Mishel Zekler, e për këtë incident qytetarët mësuan pasi që në internet u publikuan pamjet e dhunës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori