LAJMI I FUNDIT:

Situata e fundit në Kosovë–në çfarë rrethanash do të intervenonte FSK-ja?

Situata e fundit në Kosovë–në çfarë rrethanash do të intervenonte FSK-ja?

Gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Imri Ilazi, ka folur në Ora e Fundit në Klan Kosova për situatën e fundit të krijuar në raport me Serbinë dhe situatën e sigurisë në përgjithësi.

Ilazi në Ora e Fundit i pyetur se a ka kapacitete FSK-ja që të përfshihet në mbrojtje të vendit, ai ka thënë se “FSK-ja në rrethana të caktuar duhet të jetë në shërbim të qytetarëve”.


Gjenerali është shprehur i bindur se “janë pjekur të gjitha kushtet që FSK-ja të marr mision të ri”.

“FSK-ja ka armë të lehta dhe janë të gatshëm për çdo sfidë”.

Por, megjithatë Ilazi ka pohuar se për momentin nuk është në mandatin e tyre, çfarë normalisht ka për detyrë një ushtri e mirëfilltët.

Ilazi ka thënë se qëllimi kryesor i Serbisë me veprimet e fundit është destabilizimi i gjendjes në rajon e Kosovë.

“Serbia drejtpërdrejt ka provokuar, por në aspektin strategjikë Serbia nuk ka mundësi që në këto rrethana të prek integritetin  e Kosovës, sepse kufijtë i garanton KFOR-i, por tani kemi edhe institucionet tona, që nuk duhet të lejojnë asgjë ilegale të hyjë në Kosovë”.

“Treni ishte një provokim për t’i realizuar ata objektivat e veta që mund të shkaktojnë incidente të përmasa jo të vogla”.

“Por, për shkak të reagimit të Kosovës, qeveria serbe nuk ka arritur të realizojë objektivat e tyre, uroj që kështu të jetë edhe në të ardhmen. Kohëve të fundit, mos të themi edhe viteve të fundit, ka pasur disa provokime të cilat kanë filluar të intensifikohen”.

“Edhe muri, në njëfarë forme pos që simbolizon, jep idenë e ndarjes, pastaj arrestimi i Ramush Haradinajt, pastaj edhe retorika e tyre, shihet se po lëvizin gjërat jo në drejtimin e sigurisë dhe paqes në rajonin tonë”.

“Ne kemi pasur shumë sinjale edhe në rajon, për shembull në Bosnje, në Malin e Zi, gjithashtu shfrytëzohet Maqedonia, mirëpo pretendim kryesore dhe prapa kësaj qëndron Rusia, ndërsa sateliti i saj besnik po shihet se është Serbia”. /KlanKosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori