LAJMI I FUNDIT:

Situata me coronavirus në Beograd, alarmante – orë policore gjatë vikendit, ndalohen tubimet e më shumë se pesë personave

Situata me coronavirus në Beograd, alarmante – orë policore gjatë vikendit, ndalohen tubimet e më shumë se pesë personave

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar publikut serb në lidhje me bisedimet për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Serbisë, si dhe për planet për parandalimin e epidemisë së COVID-19.

Dhe sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai ka paralajmëruar masa rigoroze.


“Sot, që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, është dita më e vështirë për ne. Kemi 13 persona të vdekur dhe tashmë në këtë moment kemi më shumë se 120 persona në respirator. Situata është alarmante në Beograd, serioze në katër qytete të tjera në Serbi, por Beogradi është me të vërtetë në një situatë kritike. Në përputhje me këtë, ne do të marrim masa”, ka thënë Vuçiq në fillim të fjalimit të tij.

Në këtë drejtim, bëhet e ditur se ai ka thënë se që nga nesër, çdo tubim publik, brenda ose jashtë, me më shumë se pesë persona, do të ndalohet.

“Do të shkojmë me orë policore që nga e premtja deri të hënën”, citohet të ketë thënë më tej presidenti serb.

Sipas mediave serbe, aktualisht ka rreth 4,000 njerëz në spitale dhe të gjitha spitalet e Beogradit janë pothuajse të mbushura. /Telegrafi/