LAJMI I FUNDIT:

Sitnica vërshon shtëpi dhe qindra hektarë tokë

Sitnica vërshon shtëpi dhe qindra hektarë tokë

Reshjet e shiut në qytetin e Mitrovicës kanë bërë që lumi Sitnica të vërshojë disa shtëpi dhe qindra hektarë tokë të punueshme.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Mitrovicë, Musa Dragaj, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, tha se situata është mjaftë serioze dhe se fryrja e lumit Sinica po vazhdon, gjë që paraqet rrezik serioz për vërshim shumë më të mëdha të shtëpive dhe bizneseve që shtrihen përgjatë lumit.


Sipas tij, nga Tuneli i Bairit e deri në fshatin Frashër, janë vërshuar disa qindra hektarë tokë të punueshme, kështu që e tërë ajo hapësirë që shtrihet nga lumi Sitnica, në gjerësi disa qindra metra deri në hekurudhë dhe gjatësi prej rreth dy kilometra, është e mbuluar e tëra me ujë.

“Uji që ka dalë nga shtrati ka vërshuar katër shtëpi në ish stacionin e vjetër hekurudhor në Frashër, pastaj ka rrezikuar seriozisht biznesin hotelier ‘Vila LUX’ dhe bizneset tjera ‘Mitrometali’, ‘Scania Trans’, dy ferma të lopëve etj, të cilat shtrihen në të dyja anët e lumit, në afërsi të Tunelit të Bairit”, ka thënë Dragaj.

Ai ka bërë të ditur se Sitnica ka vërshuar edhe 4-5 shtëpi në Lagjen “2 Korriku”, afër urës kryesore mbi këtë lum, në hyrje të qytetit, ndërsa është duke rrezikuar edhe Parkun e Bizneseve, që gjendet në anën e kundërt të lumit.

Sipas tij, shiu ka dëmtuar edhe rrugën që lidh “Lagjen e Doktorëve” me “Kroin e Vitakut” në veri të qytetit, ku gjysma e rrugës së asfaltuar është shembur tërësisht dhe paraqet rrezik për qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve andejpari.

“Ne kemi marrë të gjitha masat për të parandaluar situatat më të rënda e më të rrezikshme. Zjarrfikësit kanë dal në terren dhe të gjitha familjeve të prekura nga uji ju kemi ofruar evakuim, por ato tash për tash e kanë refuzuar këtë. Në rrugën qëlidh dy lagjet e lartpërmendura në veri të qytetit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vendosur shiritat që paralajmërojnë rrezikun për qarkullim”, theksoi Dragaj, raporton KP.

Ai shtoi se situata pritet të vështirësohet edhe më shumë dhe kjo paraqet rrezik jashtëzakonisht të madh për njerëzit që jetojnë në shtëpitë përgjatë lumit.

Dragaj ka ftuar banorët që të jenë të kujdesshëm dhe të lajmërojnë Drejtorinë për rrezikun që iu kanoset, pasi që zyrtarët e saj do të jenë vazhdimisht në gjendje mobile për të ndihmuar.

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori