LAJMI I FUNDIT:

Sislej Xhafa vlerësohet në Firence për veprën e tij “J” (Foto)

Sislej Xhafa vlerësohet në Firence për veprën e tij “J” (Foto)

Artisti i madh shqiptar, Sislej Xhafa, është fitues i një gare të rëndësishme, të organizuar nga Bashkia e Firences së Italisë. Ai dhe katër artistë tjerë, përgjatë vitit 2017 do të ekspozojnë veprat e tyre të artit, para Pallatit të Drejtësisë së këtij qytet.

Xhafa ka shpjeguar për KultPlus se vepra e tij paraqet kërrutën për njerëz të moshuar.


“Është skulpturë rreth 14 metra e gjatë. Titulli i veprës është ‘J’”, ka thënë Xhafa.

Çmimi i fituar përfshin edhe vlerën monetare prej 136 mijë eurove.

Në këtë garë kanë aplikuar 228 artistë nga bota. Tema e konkursi kishte të bënte me të drejtat e njeriut.