LAJMI I FUNDIT:

Siri: Të paktën 116 civilë të vrarë nga Shteti Islamik

Siri: Të paktën 116 civilë të vrarë nga Shteti Islamik

Shteti Islamik ka vrarë 116 civilë gjatë këtyre 20 ditëve, ndërsa milicia ka patur nën kontroll qytetin qendror të al-Qaryatayn, njoftoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

“Më shumë se 80 prej tyre besohet të jenë ekzekutuar dy ditë përpara se shteti islamik të largohej nga qyteti më 20 tetor, ndërsa forcat qeveritare të rifitonin kontrollin e qytetit”, tha kreu i Observatorit për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman.


Civilët u vranë të akuzuar për lidhje dhe bashkëpunim me regjimin.

Forcat qeveritare po luftojnë për të larguar Shtetin Islamik nga provincat lindore të Deir al-Zour, zona më e madhe e kontrolluar nga grupi xhihadist në Siri, pas çlirimit të provincës veriore nga rebelët, javën e kaluar.

Më 1 tetor, militantët e Shtetit Islamik arritën të depërtojnë në qytetin e al-Qaryatayn, i cili ishte nën kontrollin e qeverisë.

Qyteti është i vendosur në pjesën juglindore të provincës qendrore të Homs.

Gjatë një kundërsulmi, regjimi arriti të rimerrte të premten kontrollin e qytetit.

“Gjithashtu, 12 civilë të tjerë u vranë nga regjimi kur ata morën përsëri qytetin e al-Qaryatayn”, tha Abdel Rahman .

Shteti Islamik është ende aktiv në këto zona të pabanuara ku kohët e fundit, kanë kryer një sërë kundërsulmesh në përpjekje për të rifituar kontrollin e humbur të territoreve të tij.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori