LAJMI I FUNDIT:

Siri, përgatitje për çlirimin e Alepos

Siri, përgatitje për çlirimin e Alepos

Forca ajrore të Rusisë dhe ushtria e Sirisë po bëjnë përgatitje për rimarrjen e qytetit Alepo nga kryengritësit, ka thënë kryeministri sirian, Wael al-Halaki, gjatë një vizite të djeshme në Moskë.

Nga luftimet rreth qytetit Alepo, në 24 orët e kaluara, janë vrarë së paku 16 pjesëtarë të forcave proqeveritare dhe 19 anëtarë të grupeve kryengritëse të ndërlidhura me al-Kaidën, ka njoftuar dje Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që e ka rrjetin e vet të vëzhguesve brenda Sirisë.


Militantët e Shtetit Islamik dhe Frontit al-Nusra, që është e ndërlidhur me al-Kaidën, janë të përjashtuar nga marrëveshja për armëpushim, që është ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.