LAJMI I FUNDIT:

Sipas studiueses së Harvardit, kjo është e vetmja gjë që shkatërron besimin e fëmijëve

Sipas studiueses së Harvardit, kjo është e vetmja gjë që shkatërron besimin e fëmijëve

Është e kuptueshme që prindërit duan të bëjnë gjithçka brenda mundësive të tyre për t’i ndihmuar fëmijët të kenë sukses në shkollë, jetë e kudo: mësues privat, regjistrimi në kurse jashtëshkollore, pagesë ekstra për aktivitete gjatë verës, e plot gjëra të tjera

Këto lloj “investimesh” mund të përkeqësojnë fëmijët për të pasur sukses, duke mos i nxitur ata të bëjnë gjërat që duan, thotë Jennifer Breheny Wallace, një studiuese.


Ajo e quan qasjen “efekti encore” ose e thënë me fjalë më të thjeshta “kur një fëmijë detyrohet të performojë apo japë më shumë nga kapaciteti i tij/saj”.

Prindërit që ushtrojnë presion mbi fëmijët për të qenë financiarisht më të suksesshëm se ata është një element unik për këtë brez, por realiteti ekonomik me të cilin përballen fëmijët tani është krejt ndryshe, shkruan CNBC.

Gjatë hulumtimit të saj, Jennifer Wallace intervistoi një djalë të klasës së tetë, i cili tha se donte të bëhej arkitekt kur të rritej. Por, pasi kërkoi pagën mesatare të një arkitekti dhe çmimin e shtëpisë që duhet të paguante ndër vite për t’u strehuar, ai u zhgënjye.

Fëmijët po ngatërrojnë ndjenjën e përmbushjes vetjake me arritjet profesionale.

Ndonëse qëllimi mund të jetë inkurajimi i fëmijëve për të bërë më të mirën e tyre, shumë prindër po dërgojnë mesazhin se nëse nuk hyni në një shkollë specifike të mirë ose nuk fitoni një pagë të lartë, atëherë keni më pak vlerë.

Për të ndihmuar fëmijët të shkëputin arritjet nga vetëvlerësimi personal, studiuesja thotë se prindërit duhet të refuzojnë idenë se ka vetëm një mënyrë për të pasur sukses, citon Anabel.

Lërini fëmijët të marrin pjesë në aktivitetet që u pëlqejnë. Kujtojuni fëmijëve se është më e rëndësishme ajo se çfarë bëjnë gjatë ditës dhe jetës suaj, se sa ku e kalojnë kohën. /Telegrafi/