LAJMI I FUNDIT:

Singapori ekzekutoi një grua për posedim të 30 gramë heroine

Singapori ekzekutoi një grua për posedim të 30 gramë heroine

Saridewi Djamani u shpall fajtor për posedim të 30 gramë heroine në vitin 2018.

Gruaja 45 vjeçare është e dënuara e dytë që u ekzekutua këtë javë pas shokut të saj, Mohd Aziz bin Hussain.

Singapori ka disa nga ligjet më të ashpra kundër drogës në botë, për të cilat thotë se janë të nevojshme për të mbrojtur shoqërinë, raporton bbc.


Ligji i Singaporit specifikon se dënimi me vdekje do të shqiptohet për këdo që kapet me më shumë se 500 gramë kanabis ose 15 gramë heroinë.

Byroja Qendrore e Narkotikëve të Singaporit (CNB) njoftoi se për Saridewin, e cila u dënua me vdekje më 6 korrik të vitit 2018, u ndoqën “procese të rregullta gjyqësore”.

Gjykata më e lartë e qytetit e kishte hedhur poshtë ankesën kundër dënimit të saj më 6 tetor të vitit të kaluar. Një peticion për falje presidenciale ishte gjithashtu i pasuksesshëm, thanë autoritetet.

Ekzekutimi i saj vjen vetëm dy ditë pasi Aziz u var të mërkurën. Ai ishte dënuar për posedim të 50 gramë heroine në vitin 2017. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Botë
Kalo në kategori