Sindikata kundër ministrit Arbër Ademi: Mësuesit nuk do t’i pranojnë nxënësit
Menjëherë pas konferencës për shtyp të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, brifing mbajti edhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ndërsa qëndrimi përfundimtar i tyre para nisjes së nesërme të vitit shkollor edhe një herë ju bënë thirrje të mos i pranojnë nxënësit.
Jakim Nedellkov, kryetari i kësaj sindikate, duke paralajmëruar grevën e nesërme shprehi pakënaqësi ndaj rritje së pagave prej 5 përqind dhe thotë se nuk do t’i pranojnë nxënësit në shkolla.
“Të gjithë anëtarët tonë do të vinë në punë, do të jenë në një hapësira, derisa sa të zgjasë dita e punës, por nuk do t’i pranojnë nxënësit që vinë në shkollë. Kjo do të jetë grevë paralajmëruese. Nga dita e martë mësuesit do të mbajnë mësim,por kërkojmë bisedime me Qeverinë për përmbushjen e kërkesave tona për rritje të pagave për 25 përqind. Nëse në fund të shtatorit nuk përmbushen kërkesat tona, në tetor do të dalim me greva”, thotë Jakim Nedelkov, kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në konferencën e sotme tha se MASH dhe Qeveria mbesin në qëndrimin se nesër mësuesit duhet ta bëjnë punën e tyre.
“Ne i respektojmë vendimet e SASHK. Nxënësit duhet të jenë në shkollë. Zgjidhje do të ketë, do të ketë edhe rritje të pagave. Mësuesit duhet ta bëjnë punën, ndërsa prindërit dhe nxënësit duhet të vinë në shkollë”, shtoi ministri.
Ademi tha se nuk mban mend kur ndonjë sindikatë ka organizuar grevë në kushte kur u janë rritur pagat punëtorëve./Telegrfi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare