LAJMI I FUNDIT:

Sindikata i jep kohë Sveçlës të shqyrtojë kërkesat e Policisë

Sindikata i jep kohë Sveçlës të shqyrtojë kërkesat e Policisë

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri tha se gjatë takimit që zhvilloi sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ia ka dorëzuar 14-të kërkesat e Njësisë Speciale Intervenuese dhe njësive tjera rreth përmirësimit të kushteve të punës.

Zeqiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për të gjitha kërkesat dhe siç theksoi ai në një takim tjetër presin të marrin përgjigje për realizimin e kërkesave të tyre.


“Po në takimin me ministrin i kemi diskutu të gjitha kërkesat që i kemi nga Sindikata për Policinë e Kosovës. Dhe në përfundim kemi ardh që këto kërkesa të analizohen dhe në takimin e ardhshëm të vendosen prioritete, se cila prej tyre është e mundshme që të realizohet”, ka thënë Zeqiri.

Sindikata e Policisë sot në takim me Sveçlën
Lexo po ashtu Sindikata e Policisë sot në takim me Sveçlën

I pyetur se kur pritet të ndodhë ky takim, ai tha: “Nuk kemi caktuar datë, por që mendoj të ndodh në muajin janar, pas festave të fundvitit. Ka mbetur që të analizohen në detaje secila kërkesë dhe në takimin e ardhshëm të vendosen prioritete se cilat mund të realizohen dhe periudhën kohore kur mund të realizohen”.

Tutje Zeqiri u shpreh se takimi me ministrin Sveçla ishte konstruktiv.

“Në realitet ka qenë një takim, një bisedë jashtëzakonisht konstruktive, kështu që disponimi ka qenë shumë i mirë. Mirëpo, të shohim tani si do të rrjedhë situata dhe vendosja e prioriteteve në takimin tjetër”, tha ndër të tjera Zeqiri për Telegrafin.

Ndryshe, Policia e Kosovës dhe Sindikata e Policisë kanë protestuar para disa ditësh, ku kanë paraqitur 14 kërkesa, që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të punës.

Më poshtë janë kërkesat e paraqitura të Policisë së Kosovës:

Përmirësimi i kushteve, veshmbathje, mjete të punës, objektet policore dhe pajisjet tjera;

Rrezikshmëria për policët të jetë permanente dhe të mos varet nga një vend, dhe shtesat të jenë 25 deri 50 përqind e pagës bazë dhe të formohet komisioni i cili do të bëjë kategorizimin e shtesave;

Përfshirje e njësive të caktuar në tregun e punës;

Ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare;

Sigurimi jetësor dhe rritja në fondin shëndetësor;

Invaliditeti, policë të cilët janë lënduar gjatë kryerjes zyrtare;

Përfshirja e stafit civil në shtesat për punë specifike;

Shujta ditore për të gjithë pjesëtaret, jo në mënyrë selektive;

Pagesa e udhëtimit të atyre që udhëtojnë larg;

Shtesat për fundvit, për ata që kanë treguar performance të mirë gjatë vitit;

Rikthimi i përvojës së punës siç ka qenë, dhe njohja e shkollimit;

Të rikthehen tri paga përcjellëse për ata që pensionohen;

Të lejohet një pagë për policët që mund të kenë një rast vdekje në familje;

Përkujdesje për mirëqenien e pjesëtarëve të policëve, për ata që kanë rënë gjatë detyrës zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori