LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Postës së Kosovës: Posta po udhëhiqet nga një mendësi klanore, punëtorët ende nuk kanë marrë pjesën që u ka takuar nga pako emergjente

Sindikata e Postës së Kosovës: Posta po udhëhiqet nga një mendësi klanore, punëtorët ende nuk kanë marrë pjesën që u ka takuar nga pako emergjente

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës së Kosovës, kanë reaguar ndaj ushtruesit të detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës, Sali Morina i cili sipas tyre është duke shpërfaq mungesën e aktivitetit menaxherial, ndaj kërkesave të vazhdueshme të punëtorëve.

Sipas një njoftimi për media, ata thonë që në Postën e Kosovës është krijuar një situatë e rëndë tek punëtorët.


Siç thuhet në njoftim, punëtorët janë duke u përballur me frikën e përditshme të mundësisë së infektimit të cilët janë në frontin e parë të rrezikut, ndaj COVID-19.

Në reagimin thuhet se punëtorët nuk kanë marrë ende pjesën e stimulimit që u ka takuar me pakon emergjente, premtim ky nga ana e menaxhmentit si dhe alokim i mjeteve nga Qeveria.

“Reagimi i fundit i Ushtruesit të detyrës së Kryeshefit të Postës së Kosovës shpërfaqë mungesën e aktivitetit menaxherial për tu përballur me kërkesat e vazhdueshme të punëtorëve të përcjellura vazhdimisht nga Sindikata që i përfaqëson 80% të punëtorëve. Në Postën e Kosovës me të vërtetë është krijuar një situatë e rëndë te punëtorët, tanimë është tepruar me frikën e përditshme të mundësisë së infektimit të njerëzve që kanë qenë dhe janë në frontin e parë të rrezikut ndaj COVID-19. Për të mos mjaftuar kjo, punëtorët nuk kanë marrë ende pjesën e stimulimit që u ka takuar me pakon emergjente, premtim ky nga ana e menaxhmentit si dhe alokim i mjeteve nga ana e Qeverisë saktësisht për punëtorët që kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezikut për tu infektuar”, thuhet në njoftim.

Tutje në reagim thuhet se, Posta e Kosovës, udhëhiqet nga një mendësi klanore, e në asnjë moment nuk mendohet për mirëqenien e punëtorëve.

“Ne kemi shkruar vazhdimisht, kemi kërkuar trajtim të barabartë dhe të merituar për të gjithë ata që janë të rrezikuar paralel me stafin shëndetësorë, Policinë e Kosovës, etj. Por siç shihet, Posta e Kosovës udhëhiqet nga një mendësi klanore dhe qëllimet e tyre janë karrieriste e në asnjë moment nuk mendojnë për mirëqenien e punëtorëve, e mos të flasim për sigurinë e tyre dhe të familjeve të tyre. Shkresa, ankesa, intervista dhe komunikimi verbal më nuk mjaftojnë, ngase siç shihet komoditetin e kanë pjesën më të preferuar, andaj për të mirën e punëtorëve dhe Shtetit tonë duhet të veprojmë urgjentisht me forma të tjera që na e lejon Ligji dhe na obligon morali ndaj shoqërisë në përgjithësi, si dhe ndaj kolegëve tan në veçanti”, thuhet tutje në reagimin e shoqatës  Sindikale të Punëtorëve të Postës së Kosovës. /Telegrafi/