LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e PK-së kërkon nga Qeveria që të paguhen edhe pjesëtarët e policisë që u infektuan me COVID-19

Sindikata e PK-së kërkon nga Qeveria që të paguhen edhe pjesëtarët e policisë që u infektuan me COVID-19
Kryetare e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi

Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi në një intervistë për Telegrafin ka folur për pakënaqësitë që ka Policia e Kosovës ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, për mënyrën e trajtimit të tyre nga aspekti financiar.

Kamberi tha se edhe pse 50 për qindëshi i pagës u realizua ndaj disa pjesëtarëve të policisë, disa të tjerë të cilët u infektuan gjatë punës me virusin COVID-19, nuk iu nda kjo pagesë.


“Edhe pse në muajin shtator me marrjen e listave u lëshua vendimi që do të paguhen 50 për qind të pagave ndërsa 50 për qindëshi tjetër gjatë këtyre muajve, një pjesë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë punuar 12 orë dhe janë infektuar me COVID-19 janë heq nga listat”, ka thënë ajo.

Kryetarja e Sindikatës së PK-së, Kamberi tha se kanë bërë sërish ankesë ku kanë kërkuar që edhe kjo pjesë për pjesëtarët që janë infektuar gjatë orarit të punës të paguhen.

Ajo tha se kanë kërkuar të paguhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kanë punuar me nga tetë orë.

Kamberi tha se në rast se kërkesat e tyre nuk realizohen do të marrin vendime radikale, siç tha ajo edhe protestë.

“Deri më sot kemi marr ankesa nga të gjitha pikat e sindikatës ku i kemi dhe nuk është e drejtë të hiqen nga lista këta pjesëtarë. Sot kemi bërë një ankesë ku kemi kërkuar që edhe kjo pjesë të përmbushet dhe të mos vjen deri tek pjesa tjetër ku duhet të marrim vendime radikale, ndoshta dhe për protestë. Është dhe pjesa tjetër e punëtorëve që kanë punuar nga tetë orë të cilët as ata nuk kanë marr edhe pse kanë qenë ball për ballë kolëgëve tonë që kanë punuar 12 orë”, ka thënë Kamberi.

Edhe sa i përket shujtave ditore, ajo tha se e kanë biseduar me kryeministrin Hoti, dhe siç sqaroi Kamberi kanë marr vullnet të mirë nga Hoti që në muajt tetor-nëntor edhe këto paga do t’i marrin.

“Kemi biseduar dhe për shujtën, dhe ka qenë një vullneti i kryeministrit, Avdullah Hoti që do ta realizoj por gjatë muajvë tetor ose nëntor”, tha ajo.

Kryetarja Kamberi po ashtu theksoi edhe një çështje të parealizuar që nga pas lufta, e cila ka të bëjë me Ligjin për Sigurimet Shëdetësore, për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Çështja e sigurimit shëndetësor është e kahmotshme. Është për çudi se si nuk mundet asnjë qeveri që ka udhëheq ta përfundojnë ligjin për sigurimin shëndetësorë. Nuk është kosto e lartë që do t’i kushtonte shumë qeverisë”, tha ndër të tjera Kamberi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori