LAJMI I FUNDIT:

Sindikata Akademike: Në universitetet e Maqedonisë ekziston korrupsion sistematik

Sindikata Akademike: Në universitetet e Maqedonisë ekziston korrupsion sistematik

Sindikata e pavarur akademike (SPAk) kërkon urgjentisht të vendosen kritere për financim të universiteteve dhe institucioneve shkencore si dhe nënshkrim i marrëveshjes kolektive për rregullimin e rrogave. Për problemet dhe sfidat e financimit të arsimit të lartë dhe shkencës SPAk sot organizoi tribunë.

Maja Stevanoviq deklaroi se për shkak të mungesës së kritereve për financim të institucioneve të arsimit të lartë, as për formim të rrogave për vendet e punës, me dekada mbrapa në arsimin e lartë ekziston korrupsion sistematik i cili, siç tha, është në dy kahje: jashtë – drejt pushtetit dhe brenda – drejt studentëve.


“Kjo do të thotë se i jeni lënë vullnetit të mirë të përgjegjësve nëse do t’ju japin pëlqim të punësoni dikë apo jo. Për këtë shkak, universitetet më të vjetra, UCM dhe UKLM, janë zbrazur. Të dhënat tona tregojnë se në shtatë njësi të UCM-së nuk ka asnjë asistent, ndërsa ka numër të madh të profesorëve të cilët duhet të largohen në pension. Në UKLO situata është akoma më e keqe, përderisa universitetet më të reja kanë kuadro të asistentëve, por pyetja është nëse kuadri i tyre i profesorëve është i mjaftueshëm për realizim të programeve studimore”, tha Stevanoviq.

Ajo tha se korrupsioni sistematik brenda ka të bëjë me studentët, duke shtuar se modeli i këtillë i financimit, mund të quhet ekonomi në vëllim d.m.th. fakultetet janë të detyruara të regjistrojnë numër të madh të studentëve pa dallim të cilësisë së studimeve, në mënyrë që të mund të paguajnë elemente bazë të rrogës, shtesën e rrogës për stazh të cilën MASH nuk e paguan tashmë dhjetë vite dhe, eventualisht, t’i rrisin rrogat shumë të ulëta që paguhen nga buxheti i MASH-it.

Nga SPAk konsiderojnë se korrupsioni sistematik do të mënjanohet me marrëveshje kolektive e cila do të kontribuojë për rritje të cilësisë së arsimit të lartë dhe të shkencës. Në pajtim me marrëveshjen kolektive, të cilën si projekt SPAk ia ka parashtruar MASH-it në nëntor, së pari do të përcaktohen koeficientët për të punësuarit sipas ndërlikueshmërisë dhe përgjegjësisë së vendit të tyre të punës.

Sipas analizave të Sindikatës, në arsimin e lartë tani ka dallime të mëdha në rroga mes universiteteve, por edhe mes njësive brenda.

Nga MASH nuk morën përgjigje për marrëveshjen kolektive të cilën ua dërguan si projekt. Meqenëse është periudhë parazgjedhore, nuk ka mundësi ligjore që ajo të nënshkruhet, por SPAk pret që qeveria e ardhshme, siç tha Stevanoviq, t’i kuptojë problemet shumëvjeçare në arsimin e lartë dhe së shpejti do të ulet të negociojë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori