LAJMI I FUNDIT:

Sindikalistët kërkojnë që RTK-së t’i kthehet buxheti prej 2.2 milionë euro

Sindikalistët kërkojnë që RTK-së t’i kthehet buxheti prej 2.2 milionë euro

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës i ka shkruar një letër Kuvendit ku i ka kërkuar rikthimin e buxhetit në vlerë 2.2 milionë euro për mediumin publik.

Sipas sindikalistëve, mungesa e këtyre mjeteve financiare shkaktuar dëme të pariparueshme në programin e RTK-së.


“Mungesa e këtyre mjeteve ka shkaktuar dëme të pariparueshme në programin e RTK-së. Ju kërkojmë që me rishikimin e buxhetit t’i ktheni paratë që i takojnë me ligj RTK-së”, thuhet në letrën drejtuar Kuvendit.

Po ashtu, SPERTK ka paralajmëruar se do t’i drejtohet gjykatave për mënyrën se si Qeveria e Kuvendi i kanë hequr 2.2 milionë eurot.

“Sindikata do të shfrytëzojë të gjitha rrugët ligjore për kthimin e këtyre mjeteve në buxhetin e RTK-së. Nëse kjo kërkesë jona nuk realizohet, do të fillojmë me protesta para Kuvendit të Kosovës”, përfundon Sindikata. /Telegrafi/