Të hënën e javës që po vije, nga ora 13:00, do të hidhet shorti i Ligës së Evropës për fazën e ply-off-it.

Ky rreth i garës së dytë më të madhe të UEFA-s në Evropë mund të sjell përballje interesante, derisa një short simulues është bërë tashmë.


Përballja më interesante në këtë simulim është ajo në mes të Ajaxit dhe Manchester United, duke e vënë kështu Erik ten Hagun përballë ish-skuadrës së tij.

Erik ten Hag mund të përballet me një ndeshje emocionale kundër ish-klubit Ajax

Një takim aspak i lehtë në letër do të ishte edhe për Romën, që do të takohej me Bayer Leverkusenin.

Juventusi që ra nga Liga e Kampionëve, parashihet të takohet me PSV Eindhoven, ndërsa Barcelona do kishte punë me Rennes.

Më poshtë mund të shikoni shortin e simuluar dhe përballjet e tjera që mund të bijen në play-offin e Ligës së Evropës. /Telegrafi/

Një short i simuluar për play off-in e Europa League

telegrafi sport app