LAJMI I FUNDIT:

Simov: Kompanitë që tani paguajnë një milion denarë, deri në vitin e kaluar kanë paguar nga 100.000 denarë për energji elektrike

Simov: Kompanitë që tani paguajnë një milion denarë, deri në vitin e kaluar kanë paguar nga 100.000 denarë për energji elektrike

Orce Simov nga Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) apelon për ndihmë për kompanitë në Maqedoni sepse ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike.

“Kompanitë paguajnë çmime disa herë më të larta në krahasim me muajt e mëparshëm. Ata që kanë paguar një milion denarë në qershor, tani paguajnë nga 2.3 dhe 4 milionë denarë.


Kompanitë që tani paguajnë një milion denarë, deri në vitin e kaluar kanë paguar nga 100.000 denarë për rrymë.

Likuiditeti dhe stabiliteti i kompanive është në pikëpyetje për shkak të prokurimit të lartë të energjisë, inflacionit dhe faktorëve të tjerë negativë në treg”, tha Simov në emisionin debator “24 Analizë”./Telegrafi/