Deputetët e Listës Serbe kanë përsëritur se do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllur në hapësirat e grupit të tyre parlamentar në Kuvendin e Kosovës deri në takimin me Komisionarin e për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, i cili nesër do të arrijë për vizitë në Kosovë.
Në konferencën e dytë për media gjatë ditës së sotme, Igor Simiq nga Lista Serbe, ka bërë të ditur se gjatë takimit ata do të njoftojnë Hahn me ‘me zhvillimet negative në terren që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur ngritjen e taksës në 100 për qind ndaj prodhimeve serbe’.
Simiq ka konfirmuar se kanë pasur kontakte edhe Zyrën së BE-së në Kosovë nga e cila kanë marrë porosi, por tha se serbët qëndrojnë pranë kërkesave të tyre për heqjen e taksës prej 100 për qind.
“Ne qëndrojmë fuqishëm në kërkesat tona që të takohemi me Hahn, pasi situata politike është e atillë që nesër mund të eskalojë dhe ne duam që të gjithë në BE t’i njohim se edhe ata bartin përgjegjësinë për këtë që po ndodhë, pasi para 15-20 ditësh kanë mundur të reagojnë kur ishte ngritur taksa për herë të parë dhe pastaj reaguan kur është ngritur në 100 për qind”, tha Simiq, transmeton KP.
Ai tha se pas vendosjes së taksës prej 100 për qind, serbët janë duke u ballafaquar me mungesë të ushqimit, barnave, por edhe të shtypit nga Serbia. Ndërkohë që sipas tij sot nuk është lejuar të hyjë në Kosovë edhe ndihmat humanitare nga Serbia.
Për më tepër, Simiq ka bërë të ditur se Lista Serbe nuk do të kenë konferenca të ardhshme për sonte, por do të qëndrojnë në hapësirat e grupit të tyre parlamentar.
Ndryshe, deputetët e Listës Serbe nga ora 11.00 janë mbyllur në Kuvendin e Kosovës me kërkesë për takim me komisionarin Johanes Hahn kur ai nesër të vijë për vizitë në Prishtinë, të cilit do t’i kërkojnë heqjen e taksës prej 100 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën