Qeveria e Kosovës ende nuk e ka përcaktuar datën e procedimit në Kuvend të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Me kthimin e Listës Serbe në Kuvend, koalicioni qeverisës numëron mbi 80 vota, andaj qeveria Mustafa ka rritur shpresat se çështja e demarkacionit do ta ketë mbështetjen e mjaftueshme ngase koalicioni qeverisës.
Por subjekti politik serb në Kuvendin e Kosovës, Lista Serbe e cila bënë pjesë në koalicionin qeverisës nuk ka dhënë qëndrim konkret nëse e përkrah apo jo çështjen e votimit të Demarkacionit.
Kontaktuar nga Gazeta Express, kreu i listës Serbe, Slavko Simiq, ka deklaruar se lidhur me çështjen e demarkacionit nuk kanë biseduar asnjëherë me partnerët e koalicionit.
“Ne vazhdimisht i mbajmë kontaktet me partnerët me tanë, Kadri Veselin dhe Isa Mustafën. Gjithmonë kërkojmë dhe gjejmë ide konstruktive për t’i tejkaluar disa probleme dhe vështirësi me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë në Kosovë kur është fjala për demarkacionin absolutisht nuk kemi pasur asnjë bisede konkrete për këtë temë”, ka thënë Simiq.
Ai ka deklaruar se rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi duhet të jenë partitë politike kosovarë ato që duhet t’i gjejnë zgjidhje problemit.
“…rreth kësaj çështjeje partitë politike shqiptare që janë pjesë e Kuvendit së pari të kenë konsensus politik sepse kjo është temë dy vitet e fundit është aktuale së cilës po iu kundërvihen ashpër partitë politike”, ka deklaruar tutje kreu i Listës Serbe.
Por pyetur për votën e këtij subjekti politik karshi çështjes së Demarkacionit, Simiq nuk ka dhënë qëndrim konkret.
“Për ne është me rëndësi që të shohim se a ekzsiton një konsensus politik. Kjo temë nuk na ngarkon shumë politikisht. Jemi kushtuar problemeve shumë më të mëdha me të cilat po ballafaqohen qytetarët tanë. Nuk jemi të ngarkuar fare me këtë temë”, ka thënë tutje ai.
Ndërkohë që kryeministri Mustafa, javë më parë në një intervistë dhënë mediave ka deklaruar se me kthimin e Listës Serbe në Kuvëndin e Kosovës janë krijuar mundësitë për dërgimin e demarkacionit për votim në Kuvend.
“Kështu që nëse stabilizohet ardhja e Listës Serbe në Kuvend ne duhet të procedojmë me këtë çështje, sepse numri formal sigurohet. Por, presim që deputetët ta marrin përgjegjësinë që ta votojnë dhe ta kapërcejmë këtë çështje”, pati deklaruar Mustafa.
Megjithatë, sfida kryesore për koalicionin mbetet sigurimi i 80 votave për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje
Ratifikimi i marrëveshjes, ishte tërhequr nga votimi në Kuvendin e Kosovës më 1 shtator të vitit të kaluar, pas tensionimit të gjendjes së sigurisë dhe mungesës së votave për ratifikim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKrasniqi përmend dy data për mbajtjen e zgjedhjeve, s’tregon nëse do bëjnë koalicion me VV-në
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3