– Për librin me poezi të Xhevdet Bajrajt, “Kur engjëjt qajnë” –
Nga: Bardhyl Zaimi (Pjesë nga libri me ese, “Fuga e fjalëve”, 2004)
Në kohën kur poezia është degraduar me prurje triviale, me këngëtime tashmë të ngime nga poet pararendës të papërsëritshëm në vokacionin e tyre krijues, këngëtimi që sjell Xhevdet Bajraj me vëllimin poetik “Kur engjëjt qajnë”, na rikthen edhe njëherë tek poezia, tek fjala për të treguar se mund të shkruhet edhe ndryshe.
Me të hapur këtë libër, ndjenjat tona njerëzore drejtohen plot spontanitet në thellësitë atdheut – zemër. Përnjëherësh ngjet të rrëmbehemi nga oshëtima e shpirtit krijues, e fjalëve që pikturojnë nëpër faqet e këtij libri golgotën shqiptare, që vjen e freskët në ndërgjegjen tonë me ngjyrën dhe shijen e gjakut.
Lirikat që sjell në këtë libër krijuesi Xhevdet Bajraj, pikturojnë me penelin e zemrës pamjet e skëterrshme që autori arrin t’i shkul nga përjetimi personal dhe kolektiv përmes një gjuhe bollshëm të figurshme. Gjatë këtij leximi, gjatë pjesëmarrjes në vlimin krijues të autorit, s’ke si të mos pajtohesh me vargjet e Ezra Paundit: “Vonë, tepër vonë të takova trishtim”. Përmes poetikës brilante, të ngjizur në thellësitë ku jeta me vdekjen përqafohen pandërprerë, krijuesi Xhevdet Bajraj na shkëput nga kafazi i argjendtë i së tashmes për të na futur me forcën e tij krijuese në ndjeshmërinë më sublime të jetës, në rrathët e ferrit njerëzor prej nga ai merr brumin, ngjyrën dhe tonin e poezisë së tij.
Poezitë e këtij libri, si një zemër e vrarë dhe e përgjumur rënkojnë dhimbshëm që të kumtojnë para ndërgjegjes njerëzore ëndrrën e përgjakur, pulsimin e mjerë të jetës që rend të shpëtojë nga rrufitja e lopës që kërkon ta kullotë.
“Me këpucë nga lëkura jonë / Trishtimi ecën rrugëve të qytetit”, ky është paralajmërimi i trishtë që do të përcjellë këtë këngëtim fund e krye si një metaforë e ngritur për puqjen e jetës dhe të vdekjes. Mbi këtë teh vdekjeprurës, ku “Majmunët i kanë shkundur frytet / nga druri i ëndrrës”, autori i revoltuar deri në pikëllim klith dhimbshëm: “Zorrëve të elitës politike / majmen skrajat”.
Kredoja e poetit nuk është pika e mbërritjes, por e kundërta, pika e nisjes për udhëtime metafizike, thotë J. Brodski, dhe pikërisht këtë bën edhe Xh. Bajraj, duke futur në lojë tërë forcën jetësore sensuale për të portretizuar denjësisht atdheun -zemër të vrarë. Në kohën kur “Dita ballkanike i jep gji bishës” dhe kur “Jeta si qen kruhet / Kur sheh njeriun rrugëve / Tek ecë dëgjueshëm / Pas fatit të vet”, autori ndjek një impuls jetik duke transponuar këtë mynxyrë në fjalë, metafora që rrëqethin me thellësinë e dhimbjes. “Derisa liria si nuse pret / ta zbret dikush / nga kali i vdekjes” në këtë intermexo fatale, “ Njerëzit ledhatojnë dhimbjet e tyre / në bregun e lumit të jetës”.
Duke stigmatizuar turpin njerëzor derisa “Brenda mureve të tejdukshëm të ëndrrës / Dielli kalbet / Si zemra e kurvës”, sytë e vagëlluar të poetit kapin pamjet makabre të çmendisë njerëzore, autofrigoriferët që “bartën më dashurit tonë / të ngrirë nga vdekja”. Mu si L. Poradeci që besonte se “Toka është vendi ku shtrihet përjetësia”, edhe Xh. Bajraj do të shtrijë përjetësinë e vet në tokën e përgjakur të Kosovës, duke shpërfaqur para ndërgjegjes kolektive “klithmat e atyre që i varrosëm në zemrat tona; varret e vockla të fëmijëve që ikën në parajsë me nga një grusht plumba në gjoks; jetën e zbehur si fotografi e vjetër; hapat e rëndë të jetës …”.
Tabloja e golgotës shqiptare, e portretizuar përmes ironisë të skajshme, kulminon me poezinë “Gjellë shqiptare”, e cila dendëson brenda vetes skëterrën njerëzore. Këtu duket se përfundon emfaza krijuese e mbështjellë me tisin e jetë-vdekjes. Dhe, gjersa udhëtimi i tij krijues vazhdon “mbi valë pasthirrmash / të derdhura detit të kohës”, sakaq, “nga dashuria që lëviz diellin dhe yjet e tjerë”, siç këndon Danteja, krijuesi anohet të dëgjojë këngën e mjellmës dhe të gjejë diellin e qiellit të tij, për të na dhuruar sakaq perlat e lirikës erotike që hapin një qiell tjetër para nesh brenda flakës së skëterrshme të dhembjes.
Në “Kënga e këngëve” thuhet se “e fortë si vdekja është dashuria”, dhe pikërisht përmes ndjeshmërisë së këtij poli tjetër, me “ Kënga e Mjellmës” autori krijon “këngën e këngëve” që vjen si ngushëllim, si ngjyresë që plotëson këngëtimin e tij, duke na lënë hi në duar shpirtin e tij, i cili tundohet “ gjer në jetën ku jeton jeta shqiptare”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
LAMTUMIRË VËNDET E MIJA
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën