LAJMI I FUNDIT:

Simbolika historike

Simbolika historike

Nuk kam asnjë dilemë, se mbledhja e përbashkët e dy qeverive të shteteve me shumicë shqiptare do të shënohet si datë historike. Ata që do të vijnë në jetë në kohën kur ne, brezi i sotëm, ndoshta nuk do të jemi më, do të mësojnë se me 11 janar të vitit 2014, në qytetin e Prizrenit, janë bërë bashkë Hashim Thaçi e Edi Rama dhe bashkë me 30 ministra kanë miratuar platformën për bashkëpunim ndërshtetëror dhe kanë bërë plane për t’u ndihmuar shqiptarëve që kanë mbetur jashtë trojeve të Shqipërisë e Kosovës. Do të mësojnë se kjo mbledhje kombëtare, jo rastësisht u mbajt në qytetin Prizrenit, aty ku 136 vjet më parë ishin mbledhur 300 përfaqësues të krahinave shqiptare për të vënë bazat e një shteti autonom, i cili s’u bë asnjëherë. Në arkiva të historisë do të mund të gjejnë fakte se kjo mbledhje u zhvillua pikërisht në ditën kur strukturat e zgjedhura në katër komuna të veriut të Kosovës, nuk pranuan të marrin legjitimitet nën juridiksionin e shtetit brenda të cilit frymonin.

Kur t’i shfletojnë fotografitë e përbashkëta të anëtarëve të dy kabineteve qeveritare, do të shohin se aty mungojnë ministrat dhe zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës. Në rrafsh më të gjerë do të informohen se “mbledhja kombëtare” u mbajt në kohën kur në Serbi ishte rritur ambicia për t’i hyrë pazarit për ndarje ose shkëmbim të territoreve me Kosovën. Ata që do të kenë interes për t’i bërë analizë kësaj ngjarjeje, do të vijnë në përfundim se “krerët e Kosovës dhe të Shqipërisë” nuk patën guximin që në “Lidhjen e Dytë të Prizrenit”, ta hapin temën e bashkimit kombëtar. Do të mbetet e zezë mbi të bardhë, deklarata e shefit të qeverisë shqiptare se “kufiri Kosovë-Shqipëri është i paprekshëm”.


Edhe akordimi i një ndihme për shqiptarët e Luginës së Preshevës që mbeten padrejtësisht në territorin e Serbisë, do të del se ishte bërë më tepër për konsum të brendshëm politik, sepse Serbia nuk është treguar tolerante si Kosova që kishte lejuar Fond të veçantë për veriun e banuar me shumicë serbe. Atyre që do t’ju interesojë të dinë se në çfarë pozite i kishte zënë takimi i Prizrenit, Kosovën dhe Shqipërinë, do të mësojnë se të dy këto shtete kanë qenë të fundit në rajon për nga zhvillimi ekonomik, dhe të parat për nga niveli i krimit dhe i korrupsionit. Do të mësojnë se të vetmit shqiptarët, veçmas këta të Kosovës, kanë qenë të izoluar, në pamundësi për të lëvizur lirshëm nëpër shtetet e Evropës. E krahas kësaj, do të gjejnë dëshmi se si shqiptarët e kësaj kohe merrnin dy rrugë: disa për të gjetur strehë nën urat e Francës e të tjerë për të rënë sheit në luftën e pakuptimtë të Sirisë. Krahas këtyre fakteve, do gjenden edhe fakte tjera që do t’i japin peshë takimit në “qytetin e Lidhjes”. Një takim i tillë, vite më parë ka mundur vetëm të imagjinohej nga njerëzit e idealit për bashkim kombëtar.

Të tjerët s’kanë mundur as ta ëndërrojnë. “Pak kombe në botë mund të kuptojnë me të vërtetë vuajtjen e madhe që ka pësuar populli ynë”, tha historiani politikan, Thaçi. Por, duhet pranuar se shumë vuajtje ia kemi shkaktuar vetvetes. Kështu bëmë edhe ne në takimin historik. I lënduam pikërisht ata që janë gjithë sy e vesh nga Kosova e Shqipëria, duke u ndarë 100 mijë euro ndihmë për përmirësim të kushteve të lindjes. Nëse synohet të mbetet ky gabimi i vetëm, atëherë duhet punuar në jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara për partneritet strategjik në politikën e jashtme, në tregti, në infrastrukturë, në kulturë e gjetiu.

Ditën kur Shqipëria i pati mbushur 100 vjet shtet, liderët shqiptarët qënë zotuar se do jenë mburojë e shqiptarëve edhe në hapësirat e tjera etnike. Qënë zotuar se shekulli i ri do të jetë shekull i bashkimit. Kjo kërkon përkushtim e devotshmëri. E, mbledhja si mbledhje, në Prizren, do të mbetet vetëm si simbolikë.

(Autori është Redaktor në gazetën Tribuna)

Në trend

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori