LAJMI I FUNDIT:

Simbolika e Edi Ramës në Sheshin Skënderbej: Drogë, para (Foto)

Simbolika e Edi Ramës në Sheshin Skënderbej: Drogë, para (Foto)

Në protestën që opozita do të mbajë këtë të shtune kanë nisur të vendosen edhe pankartat e para.

Pasi nëpër makina ishin vendosur “po vijmë Pasha” në Sheshin Skënderbej është shfaqur statuja e Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit, shkruan opinion.al


Statujën e Drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj për të treguar se Drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të.

Në anën tjetër disa të rinj kanë prezantuar tek Ministria e Brendshme një hartë kanabisi të familjeve politiko-mafioze.

Harta e familjeve politiko mafioze është një instalacion për të simboliziar qeverinë e Edi Ramës në 5 vitet e fundit. Për herë të parë, gjatë qeverisë së Ramës Shqipëria mori kudo në Perëndim imazhin e një vendi që, me mbeshtetjen e qeverisë, prodhon dhe trafikon vetëm kanabis dhe krim, duke u cilësuar gjerësisht në botë si Kanabistan.

Harta është rreth 2 metra e gjysëm e lartë dhe mban emrat e personave të akuzuar publikisht ose që janë dënuar vetë për krime të rënda, ose që kanë lidhje të forta me trafikun e drogës dhe krimin e organzuar me vend.

Në hartë janë emrat e Mark Frrokut, Arben Ndokës, Armando Prengës, deputetët e qeverisë të përjashtuar për vrasje, prostitucion, trafik droge.