LAJMI I FUNDIT:

Siljanovska: Partitë politike vendosën në zgjedhjet presidenciale dhe jo qytetarët

Siljanovska: Partitë politike vendosën në zgjedhjet presidenciale dhe jo qytetarët

Kandidatja nga OBRM-PDUKM, Gordana Siljanovska sot deklaroi se “partitë politike vendosën në zgjedhjet presidenciale, dhe jo qytetarët”.

Siljanovska Davkova thotë se s’ka humbur për shkak të programit ndërsa për konceptin e saj në zgjedhjet presidenciale ka marrë mirënjohje si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në pyetjen nëse ka menduar të shkojë e vetme në zgjedhje, Siljanovska tha : “Kisha propozim të shkoj vetë në zgjedhje edhe atë nga diaspore, por unë jam reale dhe e di se pa parti politike është shumë e vështirë të shkohet në zgjedhje. Nevojitet logjistika për zgjedhje, dhe kjo s’është garë e dijes”.

Siljanovska tha se nuk do të anëtarësohet në ndonjë parti politike./Telegrafi/