Presidentja, Gordana Siljanovska-Davkova thot se Marrëveshja e Prespës, megjithëse sipas saj ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe të brendshme, sot është realitet.

Në një intervistë për "Radion Maqedonase", Siljanovska theksoi se marrëveshja konfirmon ekzistencën e popullit, gjuhës dhe historisë maqedonase.


“Nuk ka logjikë nëse "pacta sunt servanda", duhet të jesh shërbëtor… ne jemi të detyruar të ndërtojmë një unitet ngjashmërish me fqinjin tonë dhe secili ka të drejtë për historinë e vet”, tha Presidentja.

Sipas saj, çështjet e gjuhës, historisë dhe kulturës maqedonase janë të mbyllura, ndërsa kërkesat për ndryshime kushtetuese që nuk burojnë nga "acquis" evropiane janë të papërshtatshme. Ajo theksoi se do të "qipriotizohemi" me përfshirjen përfundimtare të disa komuniteteve në Kushtetutë, përfshirë edhe atë bullgare.

"Askush nuk po thotë se çfarë do të ndodhë pas përfshirjes së mundshme të disa komuniteteve në Kushtetutë. Më kujtohet propozimi që erdhi nga Ministria e Drejtësisë. Komiteti për Marrëdhëniet midis Komuniteteve në variantin më të butë do të ketë 42 anëtarë. Ligji për Komitetin thotë se mund të mblidhet nëse ka shumicë prej dy të tretash. Llogaritni sa është kjo. Se vendimet merren me shumicë absolute. Hidhini një sy listës së ligjeve që miratohen me këtë shumicë. Do të bëhemi qipriotë. Dhe kini kujdes kur, nga do të vijë bllokada", tha Siljanovska Davkova./Telegrafi/